Fëmijët që jetojnë në vende me gjelbërim të varfër dhe nivele të larta të PM2.5 kanë një rrezik deri në 62% më të lartë të zhvillimit të çrregullimit të deficitit të vëmendjes/hiperaktivitetit (ADHD) sesa bashkëmoshatarët e tyre që jetojnë në zona me nivele mesatare të gjelbërimit dhe ndotjes.
Kjo del nga një studim i kryer në zonën metropolitane të Vankuverit, duke krahasuar incidencën e ADHD midis të lindurve në vitet 2000 dhe 2001 me karakteristikat e vendbanimit të fëmijëve, për sa i përket pranisë së gjelbërimit dhe përqendrimit të ndotësve ( konkretisht pluhuri i imët PM2.5).
Studiuesit vunë re se, të marrë individualisht, këta faktorë mund të ndikojnë në rrezikun e zhvillimit të çrregullimit: për çdo 2.1 μg/m3 rritje të niveleve të PM2.5 ka një rritje prej 11% në ADHD;
Në mënyrë të ngjashme, për çdo rritje prej 12% të sipërfaqes së gjelbër në zonën e banimit, ka një ulje të rrezikut prej 10%.
Sipas asaj që del nga studimi, dy faktorët mund të anulojnë njëri-tjetrin, por edhe të forcojnë vetveten. Në zonat ku bashkëjetojnë nivele më të larta të gjelbërimit dhe nivele më të ulëta të ndotësve, ka një ulje prej 50% të rrezikut të ADHD; përkundrazi, në ato më të ndotura dhe më pak të gjelbra rreziku rritet me 62%.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Ansa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.