Kush ka frikë nga një grua alfa? Meshkujt e vërtetë jo, pasi e dashurojnë çmendurisht atë…
Ndonjëherë mund të frikësojë për vendosmërinë e saj, për shpirtin energjik dhe personalitetin kaq brilant. Femra alfa mund të jetë partnerja më e mirë që një mashkull mund të ketë. Ja pse janë partneret e duhura për të lidhur jetën…
- Është 100% vetvetja
Një mashkull nuk do të ketë asnjëherë nevojë të pyesë veten nëse ajo po e mashtron, nëse është ndryshe nga sa duket, nëse ka një maskë apo jo. Femra alfa është e sinqertë, nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët. Për një marrëdhënie që zgjat në kohë, nuk ka një gjë më tepër për t’u fituar, se sa ajo e transparencës dhe e sinqeritetit.
- E motivon partnerin që të jetë njeri më i mirë
Nuk ka shoqe më të mirë për një mashkull që ka objektiva në jetë se sa një femër alfa. Nëse partneri i saj ka një karrierë, po bën sakrifica dhe po përkushtohet në diçka, ajo do të jetë shpatulla, forca dhe mbështetja e tij. Do t’i japë stimuj dhe mbështetje, pikërisht sepse e di mirë se sa e rëndësishme është të jesh i vendosur në jetë.
- Është pozitive dhe transmeton energji të mira
Kur nuk punon fort për të pasur një karrierë të qëndrueshme, femra alfa e gëzon jetën sa më shumë të jetë e mundur. Ajo ka ndjenjë të fortë humori, di të jetë argëtuese dhe karizmatike. Nuk është tipi i njeriut që rri e dëshpëruar në divan, por është një njeri social, gjithmonë gati të ndërveprojë me miqtë.
- Shfaq dashuri të pastër, jo interes
Nuk ka nevojë që partneri i saj të kujdeset për të, pasi vetë di ta bëjë mjaft mirë këtë gjë. Ndaj, kur dikush është i lidhur me të, është sepse dashuria e saj është e sinqertë, nuk ka asnjë lloj interesi material. Për një mashkull kjo është një gjë e mrekullueshme dhe e bën që të mendojë seriozisht për martesën.
- Me të gjithçka është e mundur
Nëse partneri harron të bëjë diçka, ajo kujtohet patjetër dhe e përfundon edhe vetë atë detyrë. Nuk do të reshtë asnjëherë ta stimulojë, ta qortojë, ta “shkundë” partnerin, në mënyrë që ai t’i tejkalojë kufijtë e tij. Ndonjëherë mund të jetë e mërzitshme dhe e bezdisshme, por me të gjithçka është realisht e mundur.
- Nuk dorëzohet kurrë
Nuk hedh çdo gjë në erë që në pengesën e parë në marrëdhënie. Sfidat nuk e trembin, sepse Sfidë është emri i saj i dytë. Bën gjithçka për burrin që dashuron dhe për një gjë duhet të jeni të sigurt: do të mundohet me të gjitha forcat e saj, do të vërë gjithçka nga vetja, pa frikë, pa inate. Motoja e saj është never give up (kurrë mos u dorëzo)!
- Bën hapin e parë pa hezituar
Seksi me femrën alfa është i zjarrtë, pasionant, i pabesueshëm. Jo vetëm sepse ka një personalitet të hapur, të sinqertë e di të shijojë kënaqësinë e intimitetit, por edhe sepse ajo bën hapin e parë pa u druajtur. Pas një dite të vështirë, dëshira për të bërë dashuri me partnerin është pa dyshim gjëja më e mirë që një mashkull mund të dëshirojë.
- Nuk ka nevojë që dikush të kujdeset për të
Nuk ka nevojë që partneri i saj të shqetësohet shumë kur ajo del me mikeshat apo shkon e vetme në ndonjë vend të largët. Femra alfa, me gjithë pasiguritë e saj njerëzore, di të kujdeset për veten. Është një femër, jo një princeshë e vogël.
- Nuk e lë veten pas dore
Femrës alfa i pëlqen të jetë gjithmonë e kujdesshme. Kjo vlen për karrierën, për shëndetin dhe për aspektin e saj fizik.
- Është jashtëzakonisht besnike ndaj partnerit
Asgjë nuk është më e rëndësishme për të se sa besnikëria: femra alfa është gjithmonë e sinqertë dhe besnike me atë që dashuron. Për të marrëdhëniet janë thelbësore në jetë, si me partnerin, ashtu dhe me miqtë apo kolegët. Është një luaneshë, e fortë e me kurajë, e gatshme të nxjerrë kthetrat për të mbrojtur atë që dashuron. Mashkulli që i merr zemrën do të jetë me fat për gjithë jetën.
Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 125
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.