Mirëqenie

May 19, 2018 | 13:33

Receta natyrale që largon toksinat, dhimbjet e kokës dhe përmirëson shikimin

Kjo recetë natyrale zbut osteoporozën dhe pas trajtimit me këtë nuk do të ndieni dhembje. Kjo përzierje për masazh, përgatitet nga vaji i kokosit dhe kripa e detit.

Për këtë përzierje ju nevojiten 10 lugë të vogla kripë dhe 20 lugë të vogla vaj kokosi.

Çdo mëngjes me këtë përzierje duhet të masazhoni vendet ku keni dhembje. Në fillim bëni masazh 2 – 3 minuta, pastaj çdo ditë zgjateni masazhin edhe për 2 -3 minuta, derisa të arrini deri në 20 minuta masazh.

Pas përfundimit të masazhit fshijeni vendin e trajtuar me peshqir të njomur me ujë të ngrohtë.

Për shkak të masazhit mund të ndodhë irritim i butë i lëkurës, prandaj pas përfundimit të masazhit dhe pasi të keni fshirë lëkurën vendosni pudër bebi.

Pas trajtimit 10 ditor, qarkullimi i gjakut do të përmirësohet, ndërkaq kërci dhe indet kockore do të përtërihen. Pas 8 – 10 trajtimeve do të vëreni ndryshime radikale.

Nëse masazhoni qafën, për shkak të qarkullimit të gjakut në këtë pjesë, dhembja e kokës do të zhduket, si dhe do të përmirësohet shikimi. Kjo lidhet me faktin që trupi lirohet nga toksinat dhe ndikon në  normalizimin e metabolizmit. 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top