Një nga çështjet për të cilat femrat debatojnë gjithmonë me partnerin e tyre lidhet me një ndër pasionet e tyre më të mëdha, futbolli. Sidomos tani që po zhvillohet Kupa e Botës, kjo bëhet shkak për debat midis çiftit dhe mund të vras lidhjen e tyre.
Që ta shmangni këtë situatë femrat duhet të bëjnë këto gjëra:
- Bashkohuni në argëtim
Kjo është mënyra më e lehtë për të shmangur konfliktin e marrëdhënieve të paktën në parim. Mësoni bazat e çdo loje. Shkoni në internet mësoni rreth sportit dhe filloni të lexoni gazetat lokale për sportin. Në këtë mënyrë nuk do ndiheni keq, që nuk e keni idenë të asaj gjëje që po shikoni.
- Bëni diçka ndryshe ndërkohë që partneri shikon ndeshje
Opsioni tjetër është që të largoheni nga shtëpia, ose thjesht derisa të mbarojë loja. Nëse dëshironi të ndërtoni një marrëdhënie, kjo do t’ju ndihmojë mos të mërziteni. Nëse bëni diçka që ju pëlqen, do të keni diçka që do t’ju mbajë në aktivitet. Kështu koha do kalojë më lehtë.
- Kuptoni burimin e sjelljes ekstreme të tifozëve
Burrat i duan ekipet e tyre sportive për disa arsye. Për disa tifozë, kjo është trashëguar nga brezat e mëparshëm. Prindërit ose gjyshërit e tyre i kanë marrë ata për të parë ndonjë ndeshje që kur ishin të vegjël. Kjo dashuri që kanë për ndeshjet është e madhe dhe duhet të mundoheni t’i kuptoni, edhe pse në shumicën e rasteve është e vështirë.
- Mos u bëni xheloze për përkushtimin e partnerit tuaj
Nuk duhet të bëni krahasime midis dashurisë që ai ka për sportin dhe dashurisë ndaj jush. Nëse e bëni këtë gjë, do lëndoheni, pasi do keqkuptoheni dhe do mendoni se nuk ju dashuron ju. Duhet të kuptoni se kurrë nuk duhet ta vini në pozitë që të zgjedhë, ju apo ndeshjet. Mirëkuptojeni!
- Njihni luhatjet emocionale të tyre
Tifozët e vërtetë mund të kalojnë luhatje emocionale. Humbja e ekipit të tyre bëhet një humbje për identitetin e tyre dhe mund të mërziten shumë. Lëreni partnerin tuaj të ndihet keq për humbjen e skuadrës së tyre dhe mos e ngacmoni për ndonjë gjë tjetër.
Ju që po lexoni këtë artikull dhe ndani të njëjtin problem, pra ju ka qëlluar bashkëshorti, ose i dashuri tifoz i çmendur, duhet të mundoheni të vini në zbatim disa nga këshillat që ekspertët kanë dhënë. Nuk keni çfarë të bëni, respektoni veprimet e tij, sidomos kur dedikohen ndaj sportit si të çmendur.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.