Në fokus

June 23, 2018 | 12:16

Mamitë nuk duhet të ushtrojnë presion mbi nënat e reja për ushqyerjen me gji

Kolegji Mbretëror i Mamive ka deklaruar se mamitë nuk duhet të ushtrojnë presion mbi nënat e reja për ushqyerjen e të vegjëlve të tyre me gji dhe se duhet të respektohet vendimi i çdo gruaje.

Këshillat për nënat që zgjedhin ushqimin me biberon nuk do të fokusohen më në “minimizimin e rreziqeve”. Në vend të kësaj, u ka thënë anëtarëve të saj të bashkohen me zgjedhjen e një gruaje dhe t’i ndihmojnë ato ta bëjnë këtë në mënyrë “të sigurt”.

RCM do të vazhdojë të promovojë dhënien e gjirit si alternativa më e mirë – në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Por udhëheqësit shpresojnë se udhëzimet e reja do t’i japin fund të ndjerit të turpëruar, të grave që ushqejnë të vegjlit e tyre me biberon. Shumë nënat e reja ose nuk mund ose nuk duan të japin gji.

Kryeshefi Ekzekutiv i RCM, Gill Walton tha: “Dëshmitë tregojnë qartë se ushqyerja me gji sjell përfitime optimale për shëndetin e nënës dhe fëmijës. Megjithatë, realiteti është se shpesh disa gra për një sërë arsyesh përpiqen të fillojnë ose të mbështesin ushqyerjen me gji.

“RCM beson se gratë duhet të jenë në qendër të kujdesit dhe mamitë e kujdesit të lindjes dhe punëtorët e ndihmës së nënës duhet të promovojnë zgjedhje të informuara. Ne e pranojmë se disa gra nuk mund ose nuk dëshirojnë të ushqehen me gji dhe mbështeten në qumështin e formulës.

“Atyre duhet t’u jepen të gjitha këshillat dhe mbështetjet që kanë nevojë për përgatitjen e sigurt të biberonëve dhe ushqimin e përgjegjshëm për të zhvilluar një lidhje të afërt dhe të dashur me fëmijën e tyre”.

Britania ka një nga normat më të ulëta të dhënies së gjirit në Europë.

Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, më pak se gjysma e nënave të reja ushqejnë me gji fëmijën e tyre vetëm dy muaj pas lindjes.

Katër në pesë gra në Britani të Madhe i japin të sapolindurit e tyre gji menjëherë pas lindjes. Por kjo bie në vetëm 43 % nga koha kur fëmijët e tyre janë tetë javë.

Hulumtimi ka provuar se qumështi i gjirit forcon sistemin imunitar të fëmijës, duke i mbrojtur ato nga insektet dhe alergjitë.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / thesun.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top