Në fokus

October 10, 2017 | 9:09

Femra… kulti i jetës

Femrat që kanë ndryshuar botën, nuk kanë pasur asnjëherë nevojë për t’u treguar të tjerëve ndonjë gjë, përveç inteligjencës së tyre. Rita Levi Montalcini

happy-gal

Çfarë do të thotë të jesh një femër e plotësuar?

Shpesh ne femrat ndihemi të paplotësuara, sikur na mungon diçka. Në këtë mënyrë plotësojmë atë ndjesi boshe duke ndërtuar marrëdhënie të gabuara, duke u fokusuar në detaje të vogla papërsosmërie dashurie e mungesa, që na pengojnë të ndihemi njerëz të plotësuar. Kur jemi vetëm, vihemi në kërkim të dëshpëruar të një partneri, i cili mund të plotësojë ato boshllëqe, të cilat askush nuk ka ditur ndonjëherë t’i mbushë; ndjejmë nevojën të marrim shumë vëmendje për të qenë me të vërtetë të lumtura. E megjithatë kjo ndjenjë paplotësie është gjithnjë aty që na pret të na përfshijë. Të jeni një femër e plotësuar do të thotë të keni siguri në aftësitë tuaja, të ndiheni e realizuar dhe e shpërblyer pa qenë e nevojshme të mbështeteni te një person tjetër. Do të thotë të jeni emotivisht të pavarura dhe t’ia dilni të keni marrëdhënie të shëndetshme me njerëzit, pa u mbështetur e pa u varur nga të tjerët. Një grua e pavarur ka mësuar të jetë e tillë që në rininë e hershme. Pavarësia e bën të ndihet e lirë dhe në gjendje të zgjedhë udhën e saj në jetë. Di se çfarë dëshiron dhe bën çdo gjë për ta pasur. Nuk ndalet në vështirësinë e parë, por ecën drejt me vendosmëri. Çon përpara me këmbëngulje pozicionin e saj dhe nuk ka frikë të shprehë mendimin e vet, as kur është kundër rrymës. Është momenti t’i shohim nën një tjetër këndvështrim këto aspekte të jetës së përditshme. Ajo që na mungon, në të vërtetë nuk mund të plotësohet nga asnjë marrëdhënie, nga asnjë përkushtim. Ajo që na mungon është mënyra e përqasjes me botën. Nuk ka të tjerë që të na plotësojnë, jemi femra të plotësuara, nuk kemi nevojë për të tjerë që të na thonë se si të jemi të lumtura. Kemi përzgjedhur pesë arsye që na bëjnë të ndihemi femra të forta me një jetë tejet shpërblyese.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top