Lifestyle

December 15, 2015 | 9:09

Femrat depresive preferojnë të veshin xhinset

Komode, rezistente, trendi… Xhinset janë shumë të mira, por tashmë, një studim i bërë në Universitetin e Hertfordshire, në Mbretërinë e Bashkuar, ka arritur në përfundimin se ata që veshin xhinse, vuajnë nga një depresion i mundshëm. Në fakt, ndër të gjitha rrobat në gardërobë, femrat e trishtuara kanë tendencën të zgjedhin pantallonat xhins. Kjo tezë e veçantë është formuluar nga një grup psikologësh nën udhëheqjen e Karen Pine.

Në fakt, më shumë se gjysma e femrave të intervistuara (100 gjithsej) ka pranuar se do të vishnin xhinse nëse do të ndiheshin keq shpirtërisht, ndërsa vetëm 2% do t’i vishte në ditët kur ndiheshin të kënaqura. Sipas studimit, lidhja mes veshjes dhe humorit lind nga fakti se ekzistojnë veshje “të lumtura” dhe veshje “të trishta”. Të parat, veshjet elegante, të kuruara dhe të puthitura pas trupit – transmetojnë siguri dhe reflektojnë shpirtin e atyre që i veshin. Por, nëse është e vërtetë se gjendja shpirtërore ndikon në veshje, ndoshta është e mundur që lidhja të ketë vlerë edhe për të kundërtën. Me pak fjalë, nëse jemi të rënë moralisht, ndoshta është rasti t’i rezistoni veshjes së xhinseve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top