Femrat e gjata kanë mundësi më të mëdha të sëmuren nga tumori. Këtë alarm ka dhënë një studim i Universitetit të Oxford-it: shkencëtarët kanë arritur në këtë përfundim, pasi kanë analizuar më shumë se një milion kartela klinike.
Ky kërcënim mbi jetën shtohet 16% çdo 10 centimetra, mbi gjatësinë 1 metër e 52 centimetra. Kështu që, femrat e gjata rreth 180cm, kanë 33% më shumë mundësi që të sëmuren nga tumori i gjirit, i gjakut, i veshkave, i mitrës dhe i vezoreve. Me sa duket shkaqet janë dy: prodhimi më i lartë i estrogjenit, por edhe lartësia, e cila lidhet me një rrezik më të ulët të zhvillimit të sëmundjeve kardiake.
Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 154
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.