Mirëqenie

September 14, 2017 | 10:24

Femrat që kanë mungesë të vitaminës D riskohen nga skleroza e shumëfishtë

Femrat që nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D kanë 50% më shumë gjasa për të zhvilluar sklerozë të shumëfishtë.

1

Hulumtuesit shqyrtuan mostrat e gjakut nga më shumë se 3,200 femra, të cilat kanë dy ose tre herë më shumë gjasa të diagnostikohen me MS se burrat.

Ata që kishin mungesë në vitaminë D kishin një shans 43 përqind më të lartë për të marrë MS se sa gratë me nivele adekuate. Rreziku ishte 27 përqind më i lartë për ata që kishin mungesë në vitaminë D, krahasuar me ato me nivele jo të mjaftueshme.

Autorja kryesore Dr.Kassandra Munger tha: ‘Studimi ynë shton dëshminë se mungesa e vitaminës D është një faktor rreziku për MS dhe se korrigjimi i kësaj tek femrat e moshës riprodhuese mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit. Njerëzit duhet të diskutojnë me mjekun e tyre nëse kanë nevojë për këtë vitaminë. Punonjësit e zyrës, gratë shtatzëna dhe të moshuarit janë ndër ata që thuhet se janë në rrezik të niveleve të ulëta në vitaminë D.”

Këto të dhëna tregojnë se vitamina D mbetet një fushë e rëndësishme e kërkimit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top