Në fokus

August 30, 2017 | 17:56

Femrat që lindin mbi 30 vjeçe jetojnë më gjatë

Sipas një teze të studiuesve të Universitetit të Coimbra, botuar në Journal of Public Health, të sillni në jetë fëmijën e parë në moshën mbi 30 vjeçe, ndikon që të jetoni më gjatë…

Sot mëmësia në moshën mbi 30 vjeçe është bërë gjithnjë e më shumë si një rregull për femrat, të cilat për zgjedhje apo domosdoshmëri, mbesin shtatzënë pas moshës 30-vjeçare.

Përtej çdo vlerësimi mbi këtë çështje, shkenca ka vënë re sesi rrethanat për të shtyrë moshën e shtatzënisë bën pjesë te shkaktarët që ndikojnë që një femër të jetojë më gjatë.

Teza, e botuar në Journal of Public Health, mbështetet nga studiuesit e Universitetit të Coimbra, të cilët kanë analizuar moshën e një grupi femrash europiane që kanë tendencën të kenë një jetë më të gjatë, duke qenë se fëmijën e parë e lindin pas të tridhjetave.
Në të njëjtin përfundim kanë arritur edhe specialistët e një tjetër studimi, që së fundmi është botuar në revistën Menopause, sipas të cilit femrat që janë bërë nëna pas moshës 33-vjeçare kanë tregues jetëgjatësie në një vlerë tri herë më shumë në brendësinë e ADN-së së tyre, sesa nënat që kanë lindur në moshë më të re.
Mungon edhe një arsye tjetër shkencore që të shpjegojë teorinë, por hipoteza është se femrat që bëhen nëna sa më vonë janë të vetëdijshme, gati dhe të mësuara të bëjnë një stil jetese më të shëndetshëm e të ekuilibruar.  

Përgatiti: Manjola Ereqi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top