FB

December 9, 2021 | 8:30

Femrat zakonisht i preferojnë takat e këpucëve por, jo detyrimisht njohin historikun e lindjes së takave

Përgatiti Adela Kolea

 

Takat lindën paraprakisht që në Egjipt. Vërehen në disa piktura muri të 3500 viteve para lindjes së Krishtit, këpucët me taka të shtresave të larta egjiptiane. Më tej, që nga 1400-a i kemi pasuri prej turqve ato takat e larta e këpucët me majë apo me shtroje të trashë, me tapë. (“zeppa” it).

04

Takat, femrat veneciane i përdornin shumë. Takat ama, përdoreshin dhe nga burrat: Nga kasapët egjiptianë, që të evitonin të notonin në gjak kur therrnin bagëtitë, ata kishin nevojë për lartësi e distancë në këpucët e tyre nga terreni, dyshemeja.

Por, për takat elegante të mirëfillta, shpikësja e tyre është italiania Caterina de’ Medici në 1500-ën.

Ajo, që i përket periudhës 1519 – 1589, ishte shumë e shkurtër vetë, 1.50m dhe do të martohej me një dukë të Francës, që më pas bëhet mbret, ky i fundit, shumë i gjatë me trup. Caterina qe fejuar me të që 14 vjeçe.

Ndaj, Caterina u bë njëfarë “influencer ante litteram” e këpucëve me taka. Qe shfaqur në një ballo, ku për habinë e bashkëshortit, duka i Orleans, të të dashurës së tij, Diane de Poitiers me të cilën, Caterina ishte në kompeticion të fortë e për çudinë e të ftuarve, ajo qe paraqitur me këpucë me taka 7cm.

Pas saj, nismëtare e flaktë e takave qe Mary Tudor, mbretëresha e Anglisë. Si version i përdorimit mashkullor të takave kemi dhe atë të shekullit XVII, nga aristokratët e kryesisht nga sovrani francez Luigji XIV.

kepuceNë foto:

Stilisti Salvatore Ferragamo me kallëpet e personalizuar të  këpucëve të disa aktoreve diva Hollywood-i.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top