Këshilla & Arsye

August 4, 2016 | 10:03

Femrave u pëlqen e kuqja… Çdo femër mund të jetë unike, mjafton të ketë dëshirë

A mjafton një telefonatë për të ndryshuar një jetë? Si mund t’i mbijetojmë stuhive të dashurisë? Çdo femër mund të jetë unike, mjafton ta dëshirojë këtë!

Ambra është njëzet e nëntë vjeçe, ka pasion librat dhe kuzhinën dhe një karrierë të shkëlqyer në Nju Jork. Një telefonatë e papritur do ta detyrojë të braktisë Amerikën për t’u kthyer në vendlindjen e saj, në Itali. Atje, mes vreshtave e nuancave të verërave, do të rizbulojë peizazhe të pashoqe, një jetë përtej smartphone-it dhe karrierës dhe gjithashtu… do të ritakohet me Alesandron, enologun dhe shokun e ngushtë të fëmijërisë, i cili do t’ia trazojë shpirtin e mendjen më shumë, tani që është rritur…

“Sa më shumë i njoh meshkujt, aq më shumë dua të pi…” thotë autorja e librit Daniela Farnese. Në romanin e saj të parë, ajo rrëfen historinë e një tridhjetëvjeçareje, e cila u mbijeton stuhive sentimentale. “Beqare, por jo për shumë kohë, inteligjente, por edhe ironike” vlerëson “Corriere della Sera”. Ndërsa “Vanity Fair” përkufizon: “Çdo femër mund të jetë unike, mjafton të ketë dëshirë”.

 

femrave-u-pelqen-e-kuqja-daniela-farneseTitulli: Femrave u pëlqen e kuqja

Autore: Daniela Farnese

Gjinia: Roman

Shqipëroi: Pranvera Palushi

Shtëpia botuese: BOTIMET LIVING

 

daniela_farnese-690x430Daniela Farnese,

e njohur edhe si Dania Farnese,

është shkrimtare dhe blogger-e italiane.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top