Marrëdhënie

March 19, 2019 | 11:08

Festa e babait, një rast për të nderuar kontributet e etërve në familje dhe shoqëri

Festa e babait është një përvjetor civil, i kremtuar në data të ndryshme në botë, për nder të figurës atërore dhe ndikimit social të etërve.

2

Dita e babait lindi në dekadat e para të shekullit të 20-të, që plotëson Ditën e Nënës për të festuar atësinë dhe etërit në përgjithësi. Festa kremtohet në data të ndryshme dhe shpesh shoqërohet me dorëzimin e një dhurate për babain. Në vitin 1871 Kisha Katolike e kishte shpallur Shën Jozefin (më 19 mars) mbrojtës i baballarëve të familjeve dhe mbrojtës i Kishës universale. Siç e përmblodh Papa Leo XIII: “Te Jozefi, etërit e familjeve kanë modelin më sublim të vigjilencës dhe maturisë atërore; bashkëshortët një shembull të përsosmërisë në dashuri, pajtimit dhe besnikërisë martesore; virgjëreshat, një mbrojtës së bashku me integritetin e pastërtisë. Fisnikët mësojnë prej tij për të ruajtur në fatkeqësi, dinjitetin e tyre dhe të pasurit kuptojnë se cilat janë të mirat që duhet të dëshirojnë. Proletarët dhe punëtorët, me pak fat, duhet të mësojnë nga ai, atë që ata duhet të imitojnë”.

1

Dokumenti i parë në të cilën u festua Dita e babait u regjistrua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 5 korrik 1908 në Fairmont, Virxhinia Perëndimore, në kishën lokale metodiste. Zonja Sonora Smart Dodd ishte personi i parë që kërkonte zyrtarizimin e kësaj feste; pa qenë e vetëdijshme për festimet e Fairmont, por e frymëzuar nga predikimi që dëgjoi në kishë gjatë Ditës së Nënës më 1909. Ajo organizoi për herë të parë këtë festë më 19 qershor 1910 në Spokane. Festa u organizua vetëm në qershor, sepse ky muaj ishte ditëlindja e babait të zonjës Dodd, një veteran i Luftës Civile Amerikane.

Shtetet kur kremtohet Dita e Babait

6 janar                                           Serbi (Paterice, ose Dita e babait))

23 shkurt                                       Rusi (День защитника Отечества ose Dita e mbrojtësit të Atdheut)

19 mars                                          Andorra, (Dia del Pare); Bolivia (Día del Padre); Spanja (Dia del Pare); Honduras (Día do Pai);  Itali (Festa del Papà), Lihteinshtein, Portugali (Dia do Pai), Zvicër (Festa del Papà), Vatikan (San Giuseppe).

8 maj                                              Korea e Jugut (njihet si festa e prindërve, sepse koreanët i kremtojnë në të njëjtën ditë)

E diela e dytë e majit                    Rumani (Ziua Tatălui, ose Festa e babait)

E diela e tretë e majit                   Tonga

Ngritja                                           Germania

E diela e parë e qershorit             Lituania, Zvicra (Përfshirë Canton Ticino)

5 qershor                                       Danimarka (së bashku me festën e Ndërtimit)

E diela e dytë e qershorit             Austri, Belgjikë, Kolumbi

17 qershor                                     Guatemala, El Salvador

E diela e tretë e qershorit            Afrika e Jugut, Argjentina, Kameruni, kanadaja, Kili, Kina, Kosta d’Avorio, Kuba, SHBA, Ekuadori, Franca, Greqia, Hong Kong, Mauritius, India, Irlanda, Japonia, Kenia, Madagaskari, Malajzia, Malta, Maroku, Meksika, Paraguai, Vendet e Ulëta, Peruja, Filipine, Mbretëria e Bashkuar, Republika Çeke, Senegali, Singapori, Slovakia, Tunizia, Turqia, Venezuela, Mali

E diela e fundit e qershorit          Haiti

21 qershor                                     Egjipti, Jordania, Libani, Uganda, Siria

23 qershor                                     Nikaragua, Polonia

E diela e dytë e korrikut               Uruguai

E diela e fundit e korrikut            Republika Domenikane

8 gusht                                           Taivani (për shkak të homofonisë midis «8/8» e «babait»)

E diela e dytë e gushtit                 Brazili

23 gusht                                         Nepal

E diela e parë e shtatorit              Australia, Fixhi, Zelanda e Re, Papua, Guinea e Re

E diela e tretë e shtatorit             Ukraina

E diela e parë e tetorit                 Luksemburgu

E diela e dytë e nëntorit              Estonia, Finlanda, Islanda, Norvegjia, Suedia

5 dhjetor                                       Tailanda (përvjetori i mbretit Bhumibol Adulyadej (5 dhjetor 1927-13 tetor 2016)

26 dhjetor                                     Bullgaria

 

Përgatiti Orjona TRESA

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top