FB

December 15, 2021 | 8:15

Festat e Fundvitit… mes stresit dhe depresionit

 

Dhjetori nuk është një muaj i thjeshtë, përsa i përket aspektit psikologjiko-ekzistencal të secilit prej nesh. Në fakt festimet përfaqësojnë gjithmonë një moment harmonie dhe dëshirë për të ndarë gëzimin e momentit, por mund të jenë edhe një kushtëzim dhe një vështirësi konkrete, e cila shpaloset ditë pas dite. I nënshtrohemi “stresit të festave” dhe kjo gjë që ndodh më shpesh nga sa e imagjinojmë. Fatmirësisht ekzistojnë disa gjëra që mund të bëjmë, në mënyrë që këtë moment kaq frenetik dhe aspak shpërblyes, ta kalojmë në mënyrën më të mirë.

Në gazeta dhe revista të ndryshme nuk është e habitshme të gjejmë shkrime mbi atë që quhet “depresioni i festave” një sindromë që i prek të gjithë, pavarësisht moshës dhe gjinisë. Është e karakterizuar nga një kundërshti konkrete kundrejt statusit që përfaqëson festa në vetvete: lumturi me çdo kusht dhe manifestohet me një shmangie të vazhdueshme të fotove apo mendimeve të botuara edhe në rrjetet sociale, që festojnë Krishtlindjen, bukurinë e të qenit së bashku, pemët dhe dekorimet plot ngjyra, gotat me verë dhe tryezat me ushqime të gjithëfarëllojshme. Sigurisht, fajtore është edhe stina e fimrit, e cila nuk ndihmon në prodhimin e mendimeve të lumtura, edhe tek ata persona që janë tendencialisht optimistë dhe pozitivë. Doktor Giuseppe Tavormina, sekretar i përgjithshëm i EDA (European Depression Association) dhe i EDA Italia Onlus, na shpjegon që: “…stina e ftohtë, më shumë sesa ajo e verës ka tendencën të theksojë problematikat depresive, të cilat vijnë si përgjigje e mungesës së rrezatimit të duhur diellor, pikërisht në muajt dimrit dhe shton edhe më shumë përbërësin depresiv të humorit”.

Simptomat që shfaqen në fizik janë të dukshme. Njerëzit janë shpesh me dhimbje koke, ankth dhe shqetësim, të irrituar, kanë vështirësi në përqendrim, shqetësime të gjumit, mungesë urie, ndjenjë parehatie dhe mungesë dëshire për t’u takuar me njerëz të tjerë gjatë kësaj periudhe. Të rinjtë dhe të moshuarit, dy pole krejtësisht të kundërta, që për arsye të ndryshme zgjedhin “gjejnë strehë” te rregullat e të ndierit mirë me çdo kusht, janë njerëzit që preken në shumë nga parehatia e festave, por këtë gjendje psikologjike e gjen dhe te personat e tjerë. Kërkojnë të largohen nga vendet e tejmbushura dhe mendojnë se vetmia mund të jetë “kura” e nevojshme. Por nuk është kështu, sepse mungesa e një “rrjeti të afërmish” i fortë dhe i sigurt, shton, shumë shpesh këtë ndjesi parehatie, e cila në fund i shtyn drejt një mbylljeje totale dhe krijon një ndjenjë parehatie.

Nëse festat e fundvitit mund të jenë të vështira për t’u kaluar nga një këndvështrim emotiv, edhe ardhja e vitit të ri, nuk sjell gjithmonë atë qetësinë që shpresojnë. Pushimet pak a shumë të gjata larg aktivitetit profesional apo shkollor, bashkë me tërësinë e ngjarjeve të 12 muajve që po mbyllen, dhuron shpesh një frikë të dukshme për të ardhmen ende të pasigurt dhe një ankth të madh bashkuar me frikën nga dështimi dhe mospërmbushja e atyre objektivave që aq shumë i kërkojmë. Por cila është kura për këtë gjendje shpirtërore? Objektivisht, nuk mund t’ia dilni të mos jeni negativë a priori, por dëshira për të mos u izoluar, të ndërveproni me të tjerët, të pranoni veten për atë që është, pa pasur pritshmëri të veçanta nga kjo gjendje është një hap mjaft i madh. Pozitiviteti dhe shpresa janë, në fakt, në zemër të gjithkujt, duhet vetëm të gjeni “çelësin” për t’i hapur dyert festave të fundvitit dhe vitit të ri që po vjen, të cilat janë po ashtu të mbushura me paqe të brendshme dhe me ëndrra.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Burimi: Psychoworld

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top