FB

December 28, 2024 | 2:30

Festat/ Këshilla për ata që vuajnë nga depresioni dhe bipolariteti

Për shumë njerëz, festat e fundvitit janë koha më e bukur, por jo për të gjithë. Për njerëzit që jetojnë me çrregullime bipolare ose depresion, periudha e festave është një fazë delikate ku simptomat kanë gjasa të përforcohen.

1

Pse të gjitha sëmundjet rriten gjatë periudhës së festave?

Kjo është e vërtetë për të gjithë dhe jo vetëm për ata që vuajnë nga depresioni ose  bipolariteti. Kryesisht ndodh për shkak të dy faktorëve që ndërhyjnë në jetën e përditshme në një mënyrë të pandërgjegjshme.

A) festat janë në fund të vitit, fundi i vitit është fundi i një cikli dhe kështu, është e pashmangshme të mos bësh një bilanc të sukseseve / dështimeve, asaj që ke dhe çfarë ka humbur.

B)Festat lidhen me lumturinë, kështu që, kush nuk është, tenton të përforcojë të gjitha sëmundjet dhe jo vetëm, çdo shqetësim në këtë periudhë merr rëndësi më të madhe. Nga paratë (për dhuratat) vetmia(festat festohen me të dashurit), nga puna,  humbjes e një të dashuri…

Udhëzuesi ‘ i mbijetesës’ për festat për ata që vuajnë nga çrregullimi bipolar dhe depresioni:

Ata që jetojnë me çrregullime bipolare  ose  depresion zakonisht kanë trajtim për t’u ndjekur. Gjatë periudhës së festave, disa psikiatër presin një ndryshim në terapinë dhe, në përgjithësi, takimet me psikoterapeutin vazhdojnë ose intensifikohen edhe gjatë pushimeve.

Për ata që vuajnë nga çrregullimi bipolar, stresi i festave mund të jetë një faktor nxitës që mund të shkaktojë një fazë maniake. Paralelisht, vetmia më e perceptuar në periudhën e festave, mund të shkaktojë një fazë depresive ose të përforcojë simptomat e depresionit të atyre që jetojnë me këtë çrregullim në humor.

Pra, çfarë të bëni? Përveç ndjekjes së këshillës së psikoterapistit, disa këshilla të dobishme:

  • Mos e izoloni veten
  • Kujdes nga krahasimi
  • Pyesni psikiatrin për këshilla
  • Bëni një plan për festat tuaja
  • Mos harroni moderimin
  • Ndani dhe jini mirënjohës

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top