FB

December 9, 2021 | 8:20

Festat në kohën e coronavirusit

Si të festosh Vitin e Ri në kohën e coronavirusit? Me siguri do ia keni bërë këtë pyetje vetes përballë ngjarjeve më të fundit në të gjithë botën. Covid-19në fakt ka ndryshuar jetën e të gjithëve dhe gjithashtu zakonet. A mundet që kufizimet me të cilat duhet të përballemi për të minimizuar infeksionin të ndryshojnë edhe zakonet tona për festën e vitit? Ndoshta po! Veçanërisht me dekretet e reja.

Nuk e dimë sesi do të zhvillohen gjërat deri më 31 Dhjetor, por gjithsesi mund t’ju japim disa këshilla për të festuar Vitin e Ri të sigurt me ata që doni.

Nata e Vitit të Ri dhe coronavirus: festa në shtëpi

Coronavirus dhe festimet e Vitit të Ri

Nuk jeni i sigurt se si të shpenzoni pa festimet e zakonshme? Mos kini frikë! Ja disa kufizime që duhen respektuar:

  • përdorni maskën jashtë dhe brenda vendeve të mbyllura
  • mbani një distancë prej të paktën 1 metër nga njerëzit e tjerë
  • lani shpesh duart tuaja
  • shmangni mbledhjet, shtrëngimet e duarve, përqafimet.

Pra, nuk mund ta festoni Vitin e Ri nëse ka Covid? Po, por me disa sekrete të tjera. Nuk përcaktohet nëse Viti i Ri do të festohet apo jo në shesh dhe nëse do të lejohen festa me muzikë dhe vallëzim. Për momentin diskotekat janë ende të mbyllura.

Së pari, festa e shtëpisë! Viti i Ri 2021 do të jetë i ndryshëm nga ai i mëparshmi, por ju mund ta prisni atë me njerëzit që doni, pa makthin e coronavirusit. Këtë vit ne mund t’i japim vlerë më të madhe gjërave të thjeshta dhe familjes sonë, duke krijuar një festë të vërtetë që do të kënaqë të gjithë. Pasditen e 31 Dhjetorit mund të organizoheni duke iu kushtuar argëtimit. Ja se si: së bashku me familjen tuaj përgatisni ëmbëlsirën në menu. Pajisuni me letër me ngjyra, gërshërë dhe fantazi!

Darka e madhe? Koha për t’u mbledhur rreth tryezës. Ju mund të vendosni nëse do ta përgatisni darkën vetë ose ta porosisni t’ju vijë në shtëpi. Ju këshillojmë të mos e teproni: të shëndetshme dhe pak nga të gjitha. Mos harroni dollitë. Përgatitni një koktej joalkoolik për më të vegjlit që do të festojnë me ju!  Ndërsa për trokitjen e fundit të gotave e mira është ta lini surprizë.

Viti i Ri në çift

Vitet e fundit nuk ia ke dalë të gdhendësh një fundvit të bukur me gjysmën e zemrës? Është rasti i duhur: mund të organizoni një festë në shtëpi sipas rekomandimeve tona: Kushtojani këtë mbrëmje vetes në dy, mes romancës dhe argëtimit. Përdorni ndriçim të lehtë, duke krijuar atmosferë romantike. Merrni një shishe të mirë vere dhe ngrini dolli me dashurinë tuaj, ndërsa në kapërcyell të viteve përpiquni të shijoni një verë tipike të tokës tuaj.

Ndillni fantazinë, duke shtruar tryezën me pjata romantike. Thjesht krijoni forma zemre në kuzhinë, blini veshje të kuqe dhe vendosni qirinj për ta bërë ambientin më të gjallë! Organizoni lojëra argëtuese me pyetje në datat e rëndësishme të historisë suaj të dashurisë dhe le të shohim kush fiton… Zakonisht është gjithmonë gruaja! Organizoni një telefonatë me video me miqtë tuaj që qëndruan në shtëpi si ju.

Viti i Ri me miqtë në epokën e coronavirus

Si të bëni një festë të këndshme me miqtë? Ja si të sillemi. Zgjidhni 5 persona me të cilët ju intereson më shumë për t’i ftuar në shtëpi. Nëse keni më shumë miq, planifikoni më shumë festa dhe ndahuni në grupe me nga 6 persona. Zgjidhni dhomën më të madhe në shtëpi dhe shtroni tryezën. Përgatitni një aperitiv për mysafirët tuaj: ata do të jenë të lumtur të ndajnë një dolli të bërë në shtëpi përpara darkës! Përgatitni menunë paraprakisht dhe dërgojeni atë tek miqtë tuaj: mund të kërkoni që secili prej tyre të sjellë diçka ose … dhe të shijoni mbrëmjen plotësisht!

Do të ketë momente kur mund të krijohen “mbledhje”. Vështirë t’i shmangni kur e doni njëri-tjetrin dhe dëshironi të jeni së bashku! Por ju mund të organizoni lojëra në tryezë ose në çift, për të mbajtur distancat e duhura. Mund t’i telefononi me video miqtë tuaj të tjerë për të qenë të gjithë së bashku në kohën e dollisë. Nuk është si të jesh afër, por mund t’u dërgosh dëshirat e tua virtuale. Bëjeni të paharrueshme natën e Vitit të Ri në shtëpi, për ju dhe të ftuarit tuaj!

 

 

Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 162

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top