Mirëqenie

May 2, 2020 | 13:46

Festë në familjen Hysenbelliu, Fabiola feston 35-vjetorin nën përqafimet e vogëlusheve dhe urimeve të përzemërta

 

Duke qenë se ditët që po kalojmë nuk janë aspak të lehta, festat janë ato që padyshim kujtojnë edhe njëherë rëndësinë e familjes. Kështu ndodh sot në familjen Hysenbelliu, ku vajza e shtëpisë, Fabiola feston ditëlindjen e saj.

1

Zëvendës Presidentja e grupit “Hysenbelliu”, e feston këtë 35-vjetor si nënë e plotësuar me dy vajzat e saj, Isabel dhe Amaris, si bashkëshorte e lumtur, si bijë e rrethuar nga dashuria, si një motër e bekuar, por edhe si një biznesmene e suksesshme. Festa në shtëpinë e Fabiolës ka nisur herët, dhe natyrisht që të parat që kanë uruar mamin e tyre edhe mes përqafimeve, kanë dy vogëlushet, Isabel dhe Amaris.

Nuk kishte se si të mungonte në këtë përvjetor, urimi i vëllait të saj, Fatmirit, i cili ka zgjedhur edhe rrjetet sociale për t’i dedikuar dy fjalë motrës së tij. “Gëzuar ditëlindjen motra ime! Të uroj çdo të mirë në jetë, me vajzat dhe bashkëshortin tënd!”, uron Fatmiri në Instagram motrën e tij, ndërkohë ka publikuar edhe një foto me Fabiolën.

Këtij urimi i bashkangjitet dhe revista “Psikologjia duke i uruar Fabiola Hysenbelliut, gëzuar ditëlindjen dhe qindra vite lumturie dhe suksesesh!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top