Mirëqenie

January 6, 2021 | 8:21

Fillimi i mbarë i një viti të ri kërkon biseda me veten dhe optimizëm për çfarë na pret

 

 

Optimizmin mund ta mendojmë si një energji të brendshme, e cila nis nga ajo që është ndoshta aftësia më e jashtëzakonshme njerëzore, mundësia për të udhëtuar me mendje, dhe për të shkuar pas dhe përpara në kohë. Mënyra se si zgjedhim të shohim botën është mënyra se si vendosim të përballemi me atë që ajo na ka rezervuar. Këndvështrimi është shumë i rëndësishëm, sidomos kur bëhet fjalë për uljet dhe ngritjet e vazhdueshme të cilat janë të pashmangshme.

Blerina Hima Mërtiri Mësuese në shkollën “Andon Xoxa”, Fier

Blerina Hima Mërtiri
Mësuese në shkollën “Andon Xoxa”, Fier

Të jesh optimist është e vështirë kur çdo ditë është e mbushur me probleme, me horizonte gjithnjë e më pak të kapshme. Nëse sheh rreth e përqark kupton që është e lehtë të biesh në pesimizëm. Gjërat nuk përmirësohen duke dëgjuar historitë e njerëzve, pasi jetojmë në një kohë të ngarkuar me probleme. Ka njerëz që ia dalin të kapin anën pozitive të jetës, përtej vështirësive me të cilat përballen. Aftësia për të qenë optimist është në të vërtetë thelbësore për mbijetesën tonë.

Në librin “Ndikimi i Ajnshtajnit” të autorëve Zhak Kanvildon dhe Marvinson Hanson thuhet se njeriu pranon mbi 60 mijë mendime në ditë, një rrëmujë mendimesh brenda trurit tonë.

2Dr. Shad Helster në librin e tij “Çka do të thuash kur të flasësh me veten tënde?- thekson se “80% e mendimeve të njeriut gjatë bisedës me veten, janë negative.” E njëjta gjë është vërtetuar edhe nga fakulteti i mjekësisë në San Francisko.

Biseda me veten, përveç përfitimeve biologjike për shëndetin mendor dhe fizik, zhvillon aftësinë për të arritur paqe në brendësinë tënde, qetësi shpirtërore dhe fizike. Mundëson zgjidhjen më të lehtë të problemeve të tua. Mundëson vëzhgim dhe kreativitet. Favorizon analizën e mendimeve, duke menduar më tepër rreth vetes dhe botës. Të gjitha këto ndihmojnë në mbjelljen e një optimizmi për të ardhmen.

Të shohësh anën e mirë të gjërave më të këqija, është një dhunti që jo shumëkush e ka, por të gjithë mund ta kultivojmë te vetja.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top