Filmat në 3D, të cilët janë përhapur shumë vitet e fundit, falë suksesit të filmit “Avatar” mund të shkaktojnë dhimbje koke te shikuesit.
Kjo këshillë për të treguar kujdes vjen nga okulistët e “Northwestern University” në Çikago (SHBA), pasi të parit në tri di – mensione, në kinema apo para televizorit, është më i mundimshëm dhe truri mund të shfaqë shenja dhimbjeje apo ndjesi pështjellimi.
Kujdes të veçantë duhet të bëjnë njerëzit me probleme në muskujt okularë dhe ata që kanë probleme me shikimin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.