FB

February 20, 2019 | 11:20

Filofobia, “frika e të rënit në dashuri”

Filofobia është frika e të rënit në dashuri. Megjithëse dashuria është pjesë e natyrës, disa njerëz kur përballen me këtë ndjenjë janë në vështirësi të mëdha dhe për ta mund të bëhet një makth i vërtetë.

Ata që vuajnë nga filofobia besojnë pa dyshim se dashuria është një kërcënim, një rrezik për veten. Frika shkakton një sërë mendimesh negative që veprojnë si mburojë nga dashuria. Kjo është një fobi e vërtetë, në fakt sulmet e panikut, ankthi, takikardia, djersitja e tepruar, mosfunksionimi erektil dhe mund të lindin vështirësi në arritjen e kulmit të kënaqësisë.

Lidhja e kësaj patologjie mund të shoqërohet me kontekstin familjar, mund të shkaktohet nga fëmijëria, nevoja për dashuri që nuk merret, nëse për shembull mungon dashuria e nënës, mund të kenë qenë dëshmitarë të grindjeve dhe tradhtive të vazhdueshme familjare ose kanë qenë fëmijë të prindërve të ndarë, të cilat gjithashtu mund të ndikojnë në aftësinë për të rënë në dashuri.

Shkaqe të tjera mund të lidhen me kontekstin shoqëror, në një shoqëri ku është e vështirë të heqësh dorë nga roli i “vetme” në mënyrë që të mos humbasësh lirinë dhe të jetosh e të veprosh pa i dhënë llogari personit që është pranë nesh. Për më tepër, dashuri do të thotë t’i tregosh dobësitë dikujt dhe jo të gjithë kanë guximin ta bëjnë këtë.

Shmangia e dashurisë bëhet një mekanizëm mbrojtës personal.

Sapo të përfundojë faza fillestare, personi filofobik dalëngadalë është në gjendje të lirojë veten, por vetëm me mbështetjen dhe durimin e atyre që e rrethojnë.

Për të shmangur zemërimin, zbatojnë këto sjellje:

  • Zgjedhin dashurinë e pamundur, zgjedhja e një dashurie të vështirë shërben për të shmang komplikimet.
  • Përqendrohen në metoda të veçanta që dëmtojnë marrëdhënien në çift.
  • Përdorin xhelozinë e tepruar për të kapërcyer ndjenjën e tyre të vërtetë.
  • Kush shoqërohet me një filofob duhet të lë pas dore ndjenjat e tij, sepse mund të plotësojë simptomat e partnerit.

 

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top