Në fokus

October 5, 2018 | 11:35

“Fizika është shpikur dhe ndërtuar nga meshkujt”, fjalimi diskriminues që i kushtoi shumë shkencëtarit…

Një shkencëtar i rëndësishëm italian është pezulluar nga detyra pasi ka shkaktuar zemërim gjatë një prezantimi në Cern, qendër kërkimore bërthamore evropiane në Gjenevë, kur tha se “fizika ishte shpikur dhe ndërtuar nga burrat”.

Prof. Alessandro Strumia i Universitetit të Pizës pohoi gjatë një seminari mbi çështjet gjinore në fizikë, se shkencëtarët meshkuj ishin duke u diskriminuar për shkak të ideologjisë.

Në një deklaratë të lëshuar nga Cern të hënën është aprovuar pezullimi i Strumin për paraqitjen e tij “të papranueshme”, që ishte “në kundërshtim me kodin e sjelljes së Cernit”. “Cern gjithmonë përpiqet të kryejë misionin e tij shkencor në një mjedis paqësor dhe gjithëpërfshirës”, tha ai. Megjithatë, të pranishmit pyetën pse atij iu lejua të flasë, duke pasur parasysh se pikëpamjet e tij janë të njohura gjerësisht.

Strumia tha para auditorit, të përbërë kryesisht nga fizikantet femra, se kërkueset femra në Itali prireshin të përfitonin nga arsimi i “universitetit falas ose ai më i lirë”, ndërsa Universiteti i Oksfordit në Angli “shihet si koha e provimeve për përfitimin e grave”.

Strumia mbrojti komentet, duke treguar se kritikët e tij ishin “duke u përpjekur të më pikturojnë si një përbindësh që diskriminon gratë” dhe se paraqitja e “fakteve” të tij, ishte në përgjigje e deklaratave të bëra për burrat që diskriminonin gratë. Ai tha se të dhënat treguan se shkencëtarët meshkuj dhe femra ishin përmendur në mënyrë të barabartë në prezantime, dhe se gratë ishin të favorizuara për punësim. “Ky nuk është mesazhi që ata donin ‘të dëgjonin’ në këtë konferencë,” tha ai.

Strumia shprehet: “Këta njerëz janë të shqetësuar për problemet që nuk ekzistojnë. Ajo që në të vërtetë kam thënë ka qëllim të mirë. Ne nuk jemi diskriminues, gratë janë ndihmuar prej vitesh”.

Drejtuesja e përgjithshme e Cer, fizikantia italiane Fabiola Gianotti, e përshkroi prezantimin e Strumisë si shumë ofenduese dhe i hoqi nga faqja e saj imazhet e përdorura në fjalimin e tij. Ajo tha: “Organizatorët nga Cern dhe disa universitete bashkëpunuese nuk ishin në dijeni të përmbajtjes së diskutimit para seminarit. Diversiteti është një realitet i fortë në Cern dhe është gjithashtu një nga vlerat thelbësore që mbështet kodin tonë të sjelljes. Organizata është e angazhuar plotësisht për të promovuar diversitetin dhe barazinë në të gjitha nivelet”.

Megjithatë, ky fjalim u shpërnda në internet, me një fjali ku thuhej se fizikantet e shquara femra, si Marie Curie, ishin “të mirëpritur vetëm pasi të tregonin se çfarë mund të bënin, morën Nobel …”

Strumia pohoi se ai ishte injoruar për një rol në favor të një gruaje dhe se kushdo që foli ishte sulmuar, censuruar ose kishte rrezikuar të humbiste punën. “Më pëlqen fizika dhe shkenca sepse të gjithë mund të bëjnë atë që duan. Nuk më pëlqen kur ka inxhinieri sociale për të vendosur se sa burra, gra dhe kategori duhet të ketë”, tha ai.

Dr. Jessica Wade, një fizikante nga Imperial College London, e cila mori pjesë në këtë ngjarje, tha se prezantimi i Strumisë ishte i tmerrshëm dhe i thjeshtuar dhe se ajo u ndje e tmerruar për “çdo fizikant të ri dhe më plot energji që gjendej në atë dhomë “, i cili do të kishte “hequr gjithë entuziazmin e tyre”.

“Vetëm ata që kanë bërë një prezantim akademik mund të kuptojnë ndjenjën e terrorit dhe pastaj gëzimin absolut, që ju të prezantoni hulumtimin tuaj në një fushë të ekspertëve”, tha ajo.

“Është një nxitim i tillë, sidomos kur ti e kupton se ke bërë një copë shkence shkencore që askush nuk e ka bërë. Por të thithësh gjithë këtë entuziazëm, sepse dikush ju thotë, jeni grua është ndjenja më e tmerrshme në të gjithë botën. Nuk kam asnjë hakmarrje personale ndaj këtij njeriu, thjesht nuk më pëlqen mesazhet toksike dhe të pasakta që propagandon”, tha ajo pas pezullimit të Sturmia.

 Profesori Anne-Christine Davis e Universitetit të Kembrixhit, e cila ishte në Gjenevë për ngjarjen, por u largua një ditë para prezantimit të tij, tha: “Komentet e tij ishin absolutisht të egra. Ato janë lloje komentesh që njerëzit mund të kenë bërë dekada më parë, por, duke ardhur në këtë ditë dhe moshë, thjesht nuk e di se në çfarë planeti jeton”.

Davis tha “ka një paragjykim të pandërgjegjshëm që po ndodh gjatë gjithë kohës”, dhe se gratë shpesh humbasin rolet.

Gianotti u bë gruaja e parë që mbajti mandatin pesëvjeçar si drejtore e përgjithshme e Çern në vitin 2016. Ajo tha në një intervistë se “shkencat themelore janë ende të dominuara nga meshkujt”, por ajo asnjëherë nuk e ndjente personalisht diskriminimin.

Burimi / www.theguardian.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top