Këshilla & Arsye

July 6, 2017 | 9:39

Fjala dhe emocioni

1

Fjala është kulm emocional. Po a na ndodh vërtetë kështu? Fëmijëve, ne të rriturit u mësojmë vjersha pafund dhe kënaqemi kur ata i përsërisin, e i përsërisin, sa herë ne të rriturit urdhërojmë. Po në këtë rast, është e vërtetë që fjala është kulm emocional?

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Jo, është një imitim mbytës i emocionit dhe i fjalës të të parriturit. Është një riprodhim mekanik, thjesht fjalë, madje dhe pa i ditur kuptimin. Mësimi i vjershës pikërisht në periudhën kur fëmija përpiqet me gjithë qenien e tij ta gjej fjalën e duhur, ta artikuloj atë, duke i rrahur zemra fort, duke iu marrë fryma, por i lumtur që i rrituri po i rri pranë duke e nxitur dhe dëgjuar. Papritur i rrituri i thotë “pusho” dhe i mëson vjershën që e ka shkruar ai vetë, i rrituri. I rrituri, si ai njeriu i verbër dhe i shurdhër, nuk kupton që në këtë çast i ka hequr fjalës së fëmijës pikërisht motorin që e krijon, emocionin. Mbas këtij procesi që i imponohet me indiferencë fëmijës, fëmija do të mësojw vetëm fjalët e të tjerëve, ndërsa të tijat kanë mbetur në dorë të Zotit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top