Mirëqenie

March 3, 2017 | 9:48

“Fjalë nën telajo”, Dritan Nasi komunikim përmes erosit

“Gjithnjë më ka pëlqyer kompozimi, megjithëse kompozimi është pak i përdorur në Shqipëri, për faktin që në përgjithësi të gjithë kërkojnë peizazhe dhe natyra të qeta. Gati 90 për qind e të gjitha pikturave që janë në shtëpi dhe në privat janë të kësaj natyre. Kompozime gjen vetëm në institucione shtetërore dhe një pjesë e mirë janë të natyrës historike”. Ky është mesazh që përcjell përmes punimeve të reja, piktori Dritan Nasi, i cili vjen me ekspozitën vetjake, “Fjalë nën telajo”.

nasi

 

Një komunikim përmes erosit dhe ngjyrave në tablotë e mëdha të Nasit, janë një udhëtim në kohë, por dhe brenda qenies njerëzore. Artisti të kujton teknika që edhe me një traditë të mirë në pikturën shqiptare këto vite duket se janë harruar. Ashtu si në pikturat e Van Gogh, drita komunikon lehtë me ty. Në pikturat e Dritan Nasit, drita është elementi që të çon drejt historisë që mbart piktura. Me një aftësi për t’u bërë menjëherë pjesë e jotja, telajot e mëdha të artistit janë dimensioni i ri i bashkëkohësisë në pikturën shqiptare. Ekspozita “Fjalë nën telajo” do të çelet më 9 mars në Muzeun Historik Kombëtar.

nasi-1

Dritan Nasi vjen në këtë ekspozitë pas disa bashkëpunimeve me kolegjin universitar Don Nikola Mazza në Itali ku ka hapur disa ekspozita në Padova dhe nën kujdesin e kritikut italian të artit bashkëkohor Giorgio Segato.

nasi2

 

nasi3

 

Burimi: Gazeta SHQIP

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top