“Biri im, nuk kam frikë të vdes. Sidoqoftë, herë pas here ndërsa punoj në vetminë e natës, kam një gulçim në zemrën time. Të jesh i kënaqur me jetën, biri im, është e pamundur.
Mos jeto në këtë tokë si qiramarrës, apo si pushues sezonal. Mos harro: në këtë botë duhet të jetosh në ekuilibër, të jetosh si në shtëpinë e prindërve.
Beso te gruri, toka, deti, por para së gjithash tek njeriu!
Duaje renë, librin, makinën, por mbi të gjitha njeriun.
Ndjeji në thellësinë e zemrës tënde dhimbjen e degës që thahet, të yllit që shuhet, të kafshës së plagosur, por para së gjithash dhimbjen e njeriut.
Shijoji të gjitha të mirat tokësore, diellin, shiun dhe borën, dimrin dhe verën, errësirën dhe dritën, por para së gjithash shijo njeriun”.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Web
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.