Gjithkush dëshiron të shihet si elokuent, inteligjent dhe i besueshëm, kur ka një intervistë pune. Për të siguruar që ju jeni duke u prezantuar në mënyrën që ju dëshironi të njiheni, mund të filloni duke eliminuar këto fjalë nga fjalori juaj profesional.
Ndershmërisht– Fillimi i një fjalie në këtë mënyrë, mund t’i japë punëdhënësit tuaj përshtypjen se ndoshta përgjigjet e mëparshme nuk ishin aq të ndershme nga ana juaj.
Vetëm– Kjo fjalë në dukje përdoret shpesh, por shumë rrallë nevojitet dhe madje ul besimin tek fjala juaj, duke zbehur kështu rëndësinë e mesazhit që ju dëshironi të përcillni. Në vend që të dërgoni një email që fillon me “Vetëm, do doja të kontrolloja diçka…’ thoni që ‘’Po kontrolloj për X apo Y çështje…’ Ky ndryshimi mund të duket i vogël, por është shumë domethënës.
Gjëra– ‘’Gjëra’’ është një fjalë e pavlefshme që mund të zëvendësohet me shprehje më përshkruese dhe kuptimplotë. Në vend të “Si po shkojnë ‘’gjërat’’ me projektin tonë?” mund të drejtoni një pyetje më të drejtpërdrejtë si “A mund të më jepni një përditësim se si po ecin punët me projektin tonë?” Kjo pyetje është më e qartë dhe ka më shumë mundësi t’ju japë përgjigjen reale që ju nevojitet.
Më vjen keq– Kjo është një nga shprehjet më të përdorura. “Më vjen keq, e mërkura nuk është e lirë për mua.” Duhet të ndaloni së kërkuari falje për gjërat të cilat nuk iu vjen keq. Ofroni një zgjidhje si : “Të mërkurën jam i zënë. A jeni i lirë të enjten ose të premten?’’ dhe ruajini faljet për rastet kur vërtet ju vjen keq.
Shpresojmë – Në vendin e punës, mos shpresoni, por bëhuni kërkues. Në vend të “Shpresojmë, se do të dëgjohemi për këtë çështje nga e hëna”, thoni “Unë kërkoj një përgjigje deri të hënën në mëngjes dhe nëse nuk dëgjoj, atëherë do të gjej një zgjidhje tjetër.”
Burimi / http://www.scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.