Në fokus

March 23, 2019 | 8:07

Fjetja bashkë me prindërit deri në 3 vjet ul stresin tek fëmijët

Sapo bëhesh prind, të lindin dyshime për gjithçka: nga lloji i ushqyerjes me gji në markën e pelenave, nga mënyra e saktë e trajtimit të kolikëve deri te veshja e duhur, hyni në një botë krejtësisht të re, të bërë nga të panjohura jashtëzakonisht të rrezikshme. Se si do të zgjidhet kjo, varet nga mirëqenia e fëmijës tonë. Nga ana tjetër, këshillat e marra janë aq të shumta sa edhe të ndryshme; dhe mbi të gjitha dominon lodhja kronike.

Gjumi në vetvete është një çështje thelbësore në jetën e prindërve të rinj dhe shpesh pyetet nëse bashkë-fjetja nuk është një zgjidhje – të paktën pjesërisht – në netët e bardha, pavarësisht mijëra frikërave që e shoqërojnë. Kohët e fundit disa pediatër sugjerojnë që fëmijët duhet të flenë në shtrat me nënën e tyre derisa të jenë tre vjeç.

Dr. Nils Bergman nga Universiteti i Cape Town thotë se për zhvillim optimal fëmijët e shëndetshëm duhet të flenë në gjoksin e nënës javët e para dhe të qëndrojnë në krevat me nënën dhe babanë deri në 3-4 vjet. Megjithatë, fjetja bashkë në përgjithësi nuk rekomandohet, pasi ajo është konsideruar si një nga faktorët që rrisin gjasat e vdekjes së fëmijëve.

Një studim i kohëve të fundit vëzhgoi gjumin e 16 fëmijëve, duke konkluduar se kur ata flenë vetëm në një krevat fëmijësh, zemra e tyre i nënshtrohet tre herë më shumë stresit, gjumi është më i shqetësuar dhe i ndërprerë dhe truri ka më pak gjasa për t’u luhatur midis gjumit “aktiv” dhe “të qetë”. Për më tepër, vetëm 6 nga 16 fëmijët mund të flinin, por cilësia e gjumit ishte më e keqe. Sipas Bergman, ky stres mund të ndikojë edhe në jetën shoqërore të fëmijës sapo të jetë rritur.

Një studim tjetër i publikuar në revistën Biological Psychiatry, ka ekzaminuar për 10 vite 73 foshnja të parakohshme, të cilat kanë përfituar nga “terapia e mbajtjes së foshnjave” (KC) ose nga një kontakt i lëkurës me nënat dhe të tjerët që në vend të kësaj kanë marrë kujdesin standard në inkubatorë . Rezultatet theksuan përfitimet e KC-së në zhvillimin kognitiv dhe funksionimin e frymëmarrjes së fëmijës, si dhe reduktimin e ankthit të nënës.

National Childbirth Trust është në favor të bashkë-fjetjes, me kusht që prindërit të mos pinë duhan ose të marrin drogë, ose të jenë të shëndoshë ose të sëmurë kronikë, ose në rastin e lodhjes kronike; Përveç kësaj, duhet treguar kujdes që të mos ketë jastëkë, lodra ose objekte të tjera të rëndë në krevat. Megjithatë, çështja mbetet e diskutueshme; edhe Dr. Bergman kufizon vetëm bashkë-fjetjen për të ushqyer me gji, pasi në atë rast krijohet një harmoni mes nënës dhe të porsalindurit që lejon t’i përgjigjet sinjaleve të njëri-tjetrit.

Sigurisht që të gjithë të sapolindurit duan të ndihen të mbrojtur në krahët e nënës së tyre dhe nuk duhet t’i dëgjojmë komentet e të tjerëve për faktin se bashkë-fjetja i bën fëmijët më pak të pavarur dhe se “duhet t’i lëmë të qajnë”.

 

 

Burimi / www.guardachevideo.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top