Nëse fëmija fle me arushin që e do më shumë, kjo gjë e bën atë të zhvillojë më tepër ndjeshmërinë dhe i nxit ata të mësojnë dhe lexojnë.
Ja pse? Nëse fëmija fle me arushin e preferuar ai fillon dhe mëson më shumë. Ky është konkluzioni i arritur nga disa shkencëtarë japonezë nga universitete të ndryshme. Ata kanë bindur 42 vullnetarë të vegjël që të lexojnë disa tregime, ne kohen qe kanë fjetur me pellushat e tyre. Ata treguan shumë kuriozitet në leximin e tyre dhe ishin të motivuar nga fakti se kishin pasur afër lodrën e tyre të preferuar.
Si ndikon prania e arushit tek fëmijët?
Hulumtimi thotë se prania e një arushi pellush inkurajon leximin. Këto lodra bëhen të pandashme në një moshë kur imagjinata nuk ka kufij dhe ato bëhen protagonistë të tregimeve të tyre.
Si u vërtetua që prania e arushit stimulon leximin?
Ekipi japonez ka organizuar një festë gjatë së cilës fëmijët ishin në gjumë. Ata fotografuan arushat “duke lexuar” disa tregime, duke bërë që kur të zgjoheshin fëmijët të besonin se pellushat e tyre kishin zgjedhur të njëjtat tregime si ata. Sapo u zgjuan, dhe panë këto foto, ata treguan interes për të lexuar duke zbuluar kështu një dëshirë të tyre për të mësuar sa më shumë.
Pellushi në karrige
Sa më shumë që fëmija të shikojë arushin e tij diku aq më shumë do të lexojë dhe mësojë. Gjithashtu është vërejtur se sa më afër ta ketë imazhin e tij aq më shumë do ketë për të mësuar.
Aspekte pozitive mbi socializimin dhe kreativitetin
Jo vetëm që fjetja me një arush i ndihmon fëmijët që të mësojnë, por kjo gjë ndikon edhe në shumë efekte të tjera. Në një moshë të vogël ata imagjinojnë më shumë se në një moshë më të rritur. Arushi i ndihmon ata të kenë një mik dhe nëse ata nuk kanë një motër ose vëlla, prania e arushit i ndihmon akoma më shumë. Gjithashtu është një test për fëmijën ku shihet përgjegjësia dhe kujdesi që duhet të ketë çdo ditë për arushin e tij të preferuar.
Burimi / www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.