Mirëqenie

February 12, 2018 | 14:32

4 punët që nuk kërkojnë eksperiencë dhe që mund t’i bëni nga shtëpia

Ka një tendencë gjithnjë e në rritje për të punësuarit që punojnë nga shtëpia. Sipas të dhënave të Gallup për vitin 2017, rreth 43% e tyre thanë se kanë punuar në distancë të paktën për një pjesë kohe gjatë 2016-ës. Ndërsa, ka edhe nga ata të cilët thonë se punojnë nga shtëpia rreth 80 – 100% të kohës së tyre.

Natyrisht, shumë nga ata që punojnë nga shtëpia kanë punë të nivelit të lartë, por megjithatë, ka disa punë të zakonshme të cilat kërkojnë pak ose aspak përvojë dhe ju mund t’i bëni shumë mirë nga shtëpia.

Përkthyes: 45 488 dollarë në vit

Nëse flisni rrjedhshëm në dy gjuhë, shpesh mund të punoni si përkthyes edhe nëse nuk keni një diplomë universitare, thotë Brie Reynold, specialist karriere në FlexJobs.

Shitjet online: 41 508 dollarë dhe bonuse në vit

Ju zakonisht keni nevojë për një diplomë për këto punë, por shumë kompani do të punësonin dikë që interviston mirë dhe mund të demonstrojë aftësi të mira edhe pse nuk kanë përvojë në shitje.

Shërbimi ndaj klientit: 36,254 dollarë në vit

Ju do të keni nevojë për durim dhe sjellje miqësore, por mund të bëni pak më shumë se 13 dollarë në orë në këto punë, të cilat mund të përfshijnë telefonata me klientë, e-maile dhe apo komunikime të tjera me klientët. Jo vetëm që mund të mos keni nevojë për përvojë, por madje as edhe për një diplomë universiteti, thotë Reynolds.

Shkrimtar i përmbajtjes: 41 508 dollarë në vit

Kjo kërkon një shkallë formimi ose niveli të lartë të anglishtes, por shumë kompani mund të punësojnë njerëz edhe pa përvojë profesionale në të shkruar për të bërë gjithçka, që nga krijimi i blogeve apo për të bërë përshkrime të marketingut. Kompanitë ofrojnë një sërë fushash si marketing, shitje me pakicë, organizata jofitimprurëse, biznese ku mund të punojnë shkrimtarët e përmbajtjes, pasi çdo faqe ka një audiencë specifike dhe kërkon përmbajtje të ndryshme.

Natyrisht, është më e lehtë të thuhet se sa të gjendet një punë e cila nuk kërkon përvojë të mëparshme. Ndaj, është e rëndësishme që të përmendni çdo lloj kursi që keni ndjekur gjatë intervistës së punës.

Burimi / http://www.scan-tv.com

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com