Nga Londra në Tiranë për ditën më të bukur tuajën, koleksionet 2024 për dasmën e vitit janë shumë pranë jush. Flanx Bridal sjell modelet e fundit të fustaneve të nusërisë, dizenjuar nga emra të shquar të modës londineze dhe njujorkeze.
Në zemër të Londrës dhe me butikun më të ri në Tiranë, Flanx Bridal përfaqëson më shumë se një sallon fustanesh nusërie, është destinacioni ku ëndrrat e çdo nuseje marrin jetë. Duke sjellë modelet më të fundit të propozuara nga dizenjuesit e modës londineze dhe njujorkeze, Flanx Bridal ofron një koleksion unik dhe të sofistikuar që reflekton elegancën dhe stilin.
Flanxa Asllani është sipërmarrësja që pasionin për të bukurën e ka ushqyer në vazhdimësi. Prej 25 vitesh me banim në Londër, ajo ka investuar në botën e Hair & Beauty, ku ka rrëmbyer çmime dhe trofe më sallonin me të njëjtin emër, ka zgjeruar aktivitetin e saj atje, ndërsa prej muajit Janar e ka hapur butikun me fustane nusërie edhe në Tiranë. Njëherësh nënë e dy vajzave dhe një djali, si dhe bashkëshorte, Flanxa ka punuar ditë-natë për të ushqyer ëndrrën e saj, tanimë realitet. Ia ka dalë të jetë një grua e fortë, një biznesmene e suksesshme dhe një personalitet model në rolet që i kanë diktuar jetën. Flanxa Asllani, suksesin e njohur në Londër kërkon ta përçojë edhe me butikun e fustaneve të nusërisë Flanxa Bridal në Tiranë, një mundësi për çdo nuse që kërkon më të bukurën për ditën e kurorëzimit të dashurisë në çift.
Çdo fustan në Flanx Bridal është një kryevepër e krijuar me pasion
Flanxa Asllani i ka besuar emrave të shquar të modës, duke ofruar modelet që variojnë nga ato klasike, të rafinuara deri tek ato moderne dhe avangarde, duke garantuar që çdo grua të gjejë fustanin e përsosur që përfaqëson personalitetin e saj unik dhe ndjesinë e saj për stilin. Në Flanx Bridal, çdo vizitë është një eksperiencë magjike. Ekipi i eksperteve do t’ju udhëheqë, duke ju ofruar këshilla të personalizuara dhe shërbim të shkëlqyer, për t’ju siguruar që dita juaj e veçantë të jetë e përkryer. Për ta bërë tuajin në ditën e dasmës, fustanin e ëndrrave, Flanx Bridal është aty për t’ju dhënë zgjedhjen që meritoni. Përjetoni bukurinë dhe sofistikimin e modeleve në Flanx Bridal dhe ndihuni të veçanta. Sepse çdo nuse që del nga Flanx Bridal, meriton të ndjehet si princeshë në ditën e saj të madhe.
Oferta VERORE
30% ZBRITJE
Fustanet e nusërisë shoqërohen të gjitha me aksesorë FALAS. Çdo dy fustane porosi, i treti jepet FALAS.
Adresa: Rruga “Tom Plezha”, përballë Vila’s Astir, Tiranë
+ 355 68 417 0878 (whatsapp) I +44 7539 313570 (whatsapp Londër)
beauttysallonfllanza I Youtube Flanx hair and beauty
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.