Mirëqenie

November 29, 2017 | 8:00

Flet dietologia Rolina Naço: Si të mbani larg ftohjen dhe gripin, ushqimet që rrisin imunitetin

Rolina Naço Dietologe

Rolina Naço
Dietologe

Temperaturat tashmë po bien dhe ndërsa ne ngjishemi në autobusë, rrufa dhe dhimbja e fytit fillojnë të shfaqen. Sado që përpiqemi t’i shmangim viruset e ndryshme që qarkullojnë, përfundojmë shumicën e kohës me një batanije të ngrohtë dhe me një filxhan çaji. Megjithatë, për të kaluar këtë dimër sa më të qetë, nuk duhet vetëm të mjaftohemi me larjen e shpeshtë të duarve dhe shmangien e zonave të mbyllura me shumë njerëz, por t’i kushtojmë vëmendje të veçantë edhe ushqimit tonë.

USHQIMI DHE IMUNITETI

Një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trupit luajnë, ndër të tjera, qelizat e bardha të gjakut dhe substanca të caktuara ushqimore, të nevojshme për funksionet që lidhen me to. Për shembull, antioksidantët, konkretisht vitaminat A, C, E, dhe seleni lidhin radikalet e lira që hyjnë ose prodhohen në trup, duke i bërë qelizat më të prekshme ndaj infeksioneve dhe infeksioneve virale. Acidet yndyrore të polisatura kontribuojnë në funksionimin

PËRBËRËSIT QË FORCOJNË ORGANIZMIN TONË

Përbërësit kryesorë për forcimin e mbrojtjes së trupit tonë janë:

Vitamina A: Gjendet në produktet e qumështit, gjalpë, vezë, mëlçi, karota, patate të ëmbla, kajsi.

Vitamina B12, B6, acid folik: Ato gjenden në qumësht, mish, mëlçi, arra, drithëra dhe fruta të verdhë.

Vitamina C: Burimet e mira janë frutat e agrumeve, kivi, luleshtrydhe, speca, spinaqi, brokoli, domate.

Vitamina E: E pasur në të është vaj ulliri, ushqim deti, bollgur, bajame, lajthi. Magnezi: Gjendet në drithëra, farat e susamit, arra, bishtajore, qumësht dhe ton.

Seleni: Gjendet në mish, fruta deti, arra, te drithërat. Hekuri: Burimet e hekurit janë mëlçia, mishi, vezët, prodhimet e detit, drithërat, arra.

Zinku: Gjendet te prodhimet e detit, peshk, vezë, mish.

Acidet yndyrore omega-3: Gjenden kryesisht në vajrat bimore, peshk dhe arra me vaj.

Përveç tyre, ka edhe disa ushqime që janë të lidhura me mbrojtjen e trupit nga ftohjet. Qepa, për shembull, përmban kuersitin, një substancë me veprim anti-inflamator, antimikrobik dhe antiseptik, ndërsa hudhra (në sasi të mëdha), në sajë të alisinës, ka veti antimikrobike dhe stimulon prodhimin leukociteve. Gjithashtu, duke konsumuar produktet e qumështit, të cilat janë të pasura me mikroorganizma “të mira” (probiotike), si kosi dhe kefiri, ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të florës intestinale, duke përforcuar sistemin tonë imunitar, që 2/3 e tij janë te aparati ynë tretës. Dhe së fundmi, proteinat shtazore (p.sh. peshqit, pulat, mishi i kuq) janë lëndë e parë për trupin për të sintetizuar antitrupat.

Vitaminat dhe ushqimet e përmendura më lart nuk veprojnë në mënyrë individuale. Nëse dëshironi të përfitoni nga ato, duhet të jenë pjesë e një diete të ekuilibruar, duke përfshirë frutat e përditshme, perimet, karbohidratet komplekse-integrale (legumet, drithërat), vajin e ullirit, produktet e qumështit me yndyrë të ulët.

ROLI I VITAMINËS C

Studimet tregojnë një lidhje midis vitaminës C dhe rrezikut të reduktuar të infeksioneve respiratore, për shkak të faktit se kjo vitaminë kontribuon në shumë procese metabolike të lidhura me aktivizimin e sistemit imunitar. Furnizimi me sasinë e duhur të vitaminës C duhet të ndikojë në prodhimin e substancave të tilla si citokinat, që neutralizojnë mikroorganizmat patogjene dhe prandaj mund të veprojnë në mënyrë proaktive. Megjithatë, nëse tashmë jeni sëmurë, mund të ndihmoni e mirë të sistemit imunitar, ndërsa mungesa e acidit folik lidhet me uljen e zhvillimit të leukociteve. për të përshpejtuar shërimin, por në këtë rast marrja duhet të jetë më e madhe.

SHEQERNAT, ALKOOLI DHE YNDYRAT ULIN IMUNITETIN

Pa sqaruar ende pse, konsumi i lartë i sheqernave të thjeshta gjatë kohëzgjatjes së një viroze duket të ndikojë negativisht në funksionin imunitar. Po aq negative është edhe konsumimi i tepruar i alkoolit, i cili mund të na dobësojë dhe të zvogëlojë absorbimin e lëndëve ushqyese. Gjithashtu, dietat me yndyrë të lartë duket se rrisin rrezikun e infeksioneve. Faktor rëndues janë dhe kaloritë që marrim çdo ditë. Kështu, ata që ndjekin dietat me kalori të ulët (<1,200 kalori) kanë një shans më të madh, ndërsa njerëzit mbipeshë duket se kanë një aftësi të reduktuar të sistemit imunitar për të luftuar infeksionet.

***

Salepi, lehtëson kollën, astmën dhe dhimbjet e stomakut

Është një zhardhok me veti terapeutike sepse përmban arabin, tragacanthin, kripëra minerale, vitamina dhe ka përmbajtje kryesisht karbohidratesh. Konsiderohet i përshtatshëm për lehtësimin e kollës, astmës dhe dhimbjet e stomakut, vepron kundër infeksioneve në zorrë, ndërkohë stimulon në masë të madhe sistemin imunitar. Mund të përdoret shumë mirë edhe në vend të çajit. Ai përmban minerale të vlefshme si fosfor dhe kalcium dhe stimulon organizmin. Ndihmon për shërim të shpejtë. Përmban një substancë ngjitëse, basarin, e cila, kur zihet me ujë, zbut kollën dhe ndihmon në eliminimin e sekrecioneve./Panorama

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com