Në fokus

May 30, 2018 | 16:18

Flet Omer Kuyucu: SUPERvera me ALBtelecom dhe misioni për mbështetjen e talenteve muzikore shqiptare!

Që në ditët e para të stinës më të shumëpritur, ALBtelecom nisi publikimin e një sërë eventesh që dukej sikur kishin qëndruar brenda tij përgjatë gjithë dimrit, për të marrë më pas jetë bashkë me verën. Dhe nuk bëhet fjalë për koncerte të zakonshme, por për emra të niveleve botërore si super diva Rita Ora dhe ylli në ngjitje Ermal Meta. Të dy këto talente pritet të vizitojnë më në fund Shqipërinë, për t’i dhuruar publikut të tyre amë, magjinë që i karakterizon, magjinë për të cilën e gjithë bota i adhuron. Por, kjo sipërmarrje e kompanisë pioniere të komunikacionit në vend nuk ndodh për herë të parë. Nëse kthejmë sytë nga talente të tjera që tashmë pushtojnë apo premtojnë në arena ndërkombëtare, nuk mund të mos dallojmë një qasje të njëjtë nga ALBtelecom ndaj Dua Lipës, Elvana Gjatës apo Alban Skënderajt. Tashmë me një axhendë të plotë e të pasur, me një mision të ri dhe me traditën shumë vjeçare në mbështetje të talenteve shqiptare, Drejtori Komercial i ALBtelecom, Zoti Omer Kuyucu, na tregon pak më shumë rreth të gjitha arsyeve përse gjatë verës 2018, ALBtelecom do të jetë stacioni i vetëm i festës, argëtimit dhe teknologjisë në mbarë Shqipërinë.

Intervistë me Drejtorin Komercial të ALBtelecom (CCO) Z. Omer Kuyucu

photo_omer_kuyucu

Ditët e fundit, çdo media vizive apo e shkruar është fokusuar tek ardhja e këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Ora, në një koncert të përmasave ndërkombëtare! Si mbështetës kryesorë të këtij eventi, mund të na tregoni disa detaje më tepër?

Prania e Rita Orës, një këngëtareje kaq të suksesshme në nivel botëror është më shumë se një kënaqësi, është një përgjegjësi dhe një vijueshmëri e filozofisë që ALBtelecom ndjek rigorozisht prej shumë viteve: mbështetjen e talenteve të spikatura shqiptare në botën e muzikës! Koncerti para dy vitesh i Dua Lipës ishte si një ogur i mirë, dhe sot jemi mëse krenarë me arritjet e saja të cilat nuk njohin kufij.

Vetëm pak muaj më parë patëm kënaqësinë të ishim përkrahës të një artisti super të suksesshëm shqiptar dhe të dashur nga të gjithë si Alban Skënderaj, në një event që ende gëzon jehonë pavarësisht kohës që ka kaluar. Elvana Gjata është një tjetër artiste e spikatur e cila ka patur mbështetjen tonë dhe tashmë e shohim teksa shkëlqen në bashkëpunimet e saja ndërkombëtare.

Zgjedhjet tona nuk janë aspak të rastësishme. Koncertet e ALBtelecom vijnë si përgjigje e kërkesave dhe preferencave të publikut, ndaj dhe muaji i parë i verës do të marrë një start të mrekullueshëm me koncertin e Ermal Metës në datën 1 qershor.  Kjo natë do jetë vetëm fillimi! Në 3 qershor, Sheshi Skënderbej do të kthehet në një skenë të denjë për koncerte të përmasave ndërkombëtare, sepse Rita Ora vjen për të sjellë një event të shumë pritur për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve.

Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për një festë, por për një mundësi që të gjithë fansat e saj të mos ndjejnë detyrimin për të udhëtuar drejt vendeve europiane për ta dëgjuar artisten tonë live.
Rita Ora do të vijë në Tiranë për të na dhuruar një eskperiencë të paharrueshme, siç vetëm ajo mund, dhe kjo eksperiencë do t’i ketë dyert e hapura për të gjithë.

Në ALBtelecom, këto evente vijnë në një emërues: #OraeSuperMuzikës. Një tribut ndaj artistëve shqiptarë që po japin kontributin e tyre jo vetëm në historinë e muzikës botërore, por dhe në historinë e talenteve të jashtëzakonshme të këtij vendi.

2018-05-29-10_26_32-rita-ora-on-instagram_-i-just-want-to-thank-every-s-_Ora e Super Muzikës do të na kujtojë të gjithëve që ka ende muzikë cilësore dhe këngëtarë që punojnë fort e me përgjegjësi, të njejtat cilësi që edhe ne ruajmë me krenari  në punën tonë të përditshme në ALBtelecom. Por, asgjë nuk është e segmentuar. #OraeSuperMuzikës do të bashkohet me një tjetër SUPER ngjarje, SUPER nismë , me një Super mundësi për të gjithë shqiptarët: #SuperStacioni!
Dhe në pritje të këtyre koncerteve, mund të na jepni ndonjë detaj tjetër lidhur me planet tuaja për verën?

Një gjë mund t’jua them me siguri: Kjo verë do të jetë e paharrueshme, jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë Shqipërinë. Dhe këtë verë kemi vendosur që do të shkojmë në çdo cep të Shqipërisë përmes #SuperStacionit, ndalesës e cila do të sjellë shumë surpriza të tjera. Mund të them me bindje që tek #SuperStacioni do mund të gjejë argëtim dhe informacion, dhe shumë më tepër, çdokush që dëshiron të bëhet pjesë e tij.

Ndërkohë që mbështetja ndaj të rinjve, dhe jo vetëm, mbetet një ndër misionet tona kryesore.
Ne vazhdojmë t’i shquajmë talentet e reja, muzikën e mirë dhe artistët më premtues, duke u dhënë mbështetjen tonë për t’u siguruar mundësinë e të paturit një karrierë super! Duke qenë njëkohësisht si gjithmonë në krah të artistëve ikonë të këtij vendi.

2018-05-29-10_26_52-rita-ora-on-instagram_-i-just-want-to-thank-every-s-_

Që nga emra të njohur të muzikës shqiptare si Elvana Gjata, Alban Skënderaj, Bojken Lako, Eneda Tarifa, Aleksandër Gjoka dhe Renis Gjoka e deri tek emra të rinj e emergjentë si Gjergj Kaçinari, Semi Jaupaj apo Lorenc Hasrama, por edhe grupe si Burn apo Bulza Gigs.  Koncertet sapo kanë filluar, dhe do e vazhdojnë rrugëtimin e tyre përmes gjithë Shqipërisë për të sjellë kudo super muzikë, super argëtim, super lojra, super evente sportive, super teknologji dhe super mundësi të reja!

Kemi punuar shumë që jo vetëm ta bëjmë ALBtelecom stacionin veror të të gjithë shqiptarëve, por dhe garancinë që kjo verë 2018 do të jetë SUPER!… për të gjithë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top