Një nga trendet më të mira të vitit 2017 është “gjumi i pastër”, i cili u popullarizua nga Gwyneth Paltrow në librin e saj 2016, Goop: Clean Beauty. Ashtu si ushqimi, i cili duhet të jetë i pastër edhe gjumi duhet të jetë i tillë. Ajo beson se mirëqenia juaj e përgjithshme varet nga një gjumë i mirë.
Për të arritur këtë, duhet të ndiqni disa rregulla bazë:
Lexoni para se të shkoni në shtrat
Leximi është ai, i cili lejon trurin që të prodhojë neurotransmetuesit e gjumit. Ndryshe nga elektronika, e cila e pengon këtë gjë. Por nëse nuk jeni një lexues i mirë mund të bëni joga para gjumit.
Mos pini kafeinë ose alkool pas orës 2 pasdite
Në pamje të parë duket sikur alkooli na ndihmon për të na vënë në gjumë, por prania e tij prish metabolizmin e gjendjes tonë, gjë që bën të na dalë gjumi në mes të natës.
Vendosni një orar fiks të gjumit dhe ndiqeni atë edhe gjatë fundjavës
Vendosja e një orari fiks, ju bën që të arrini një gjumë të mirë dhe mjaf shplodhës.
Blini një jastëk ngjyrë bakri.
Sipas Gwyneth fibrat e oksidit të bakrit të zvogëlojnë pamjen e linjave të imta dhe rrudhave.
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / https://www.msn.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.