Mirëqenie

August 1, 2016 | 9:39

Flisni, është e dobishme për foshnjat

Mos u bëni merak se mund të dukeni “si budalla”. Përdorimi i zërit të lartë  në të folur, në fakt është mirë për fëmijën tuaj.

Të flasësh drejtpërdrejt me ta që në fazat e hershme të rritjes së tyre ndihmon që të kenë një fjalor më të mirë për të kuptuar fjalët më shpejt dhe për të forcuar lidhjen me prindërit.

Ky është një efekt që ai nuk e merr nëse prindërit e vendosin fëmijën përpara televizionit për të parë kukulla apo programe të ndryshme për fëmijë, thuhet në një studim të bërë në Universitetin e Stanfordit, botuar në revistën psikologjike “Science”.

Dëgjimi, shikimi, prekja, lëvizja, kuptimi, perceptimi nga lëvizja, përjetimi nga forca e rëndesës dhe shumë të tjera e ndihmojnë një foshnje, të fitojë përvojë mbi botën dhe kështu ta kuptojë atë. Kështu zhvillon aftësitë e veta emocionale, mendore dhe sociale dhe gjuhën gjithashtu.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top