Të flasësh edhe me njerëz që nuk i njeh është mirë sepse, kur është e këndshme, përmirëson gatishmërinë dhe rrit vetëbesimin. Për më tepër, sipas psikologëve, ndihmon për të kapërcyer frikën nëse nuk mund të menaxhosh një bisedë.
Në një studim nga Universiteti i Sussex (MB), disa njerëz morën pjesë në një gjueti thesari që i shtyu ata të ndërveprojnë me të huajt: për shembull, ata duhej të gjenin dikë që mbante këpucë të caktuara ose që po pinte një kafe. Disa prej tyre u udhëzuan të fillonin një bisedë me këta individë, të tjerë thjesht t’i vëzhgonin.
Para dhe pas eksperimentit studiuesit matën disa variabla: frikën e refuzimit, bindjet për aftësinë e tyre për të biseduar dhe për të lënë përshtypje pozitive, sikletin dhe argëtimin që prisnin të ndjenin. Vetëm te pjesëmarrësit që ishin nxitur vazhdimisht të angazhoheshin në biseda, u vunë re ndryshime të rëndësishme, të cilat për më tepër ishin të qëndrueshme me kalimin e kohës: më pak ndjenjë shqetësimi dhe më shumë kënaqësi në bashkëveprimin me njerëz të rinj, si dhe vetëbesim më i madh.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.