Në fokus

December 4, 2019 | 8:06

Flisni me veten? Mos u shqetësoni, pasi merrni 9 përfitime

Zakonisht mendohet se njerëzit që flasin me veten nuk janë mirë nga gjendja psikologjike. Ka nga ata që besojnë se këta njerëz kanë probleme mendore. Por sot shkenca i mohon këto besime: sipas hulumtimeve të bëra nga psikologët Daniel Swingley dhe Gary Lupyan, të folurit me veten është mjaft i dobishëm.

Janë të paktën nëntë përfitime që marrin njerëzit që flasin me veten.

Ju motivoni veten. Kush flet me veten, mund ta përdorë këtë zakon për të bërë stërvitje autogjene: shqipton fjali pozitive dhe për këtë arsye ai jep përgjegjësinë për sfidat në të ardhmen.

Të folurit me veten ju çliron nga stresi dhe tensioni. Nëse e gjeni veten në mes të një situate të vështirë, të folurit me veten mund t’ju ndihmojë të dilni prej saj në mënyrën më të mirë, sepse ndihmon për të sqaruar mendimet tuaja.

Të folurit me veten ndihmon në analizimin e situatave dhe vlerësimin e tyre në mënyrë më racionale.

E folura me veten mund të jetë gjithashtu e dobishme për rregullimin e përparësive tona dhe për këtë arsye t’i bëjmë më të efektshme nismat tona.

Të folurit me veten forcon kujtesën dhe na ndihmon të mos harrojmë ato që kemi “mprehur” në axhendën tonë për ditën ose javën.

Të folurit me veten na ndihmon të krijojmë udhëzime procedurale, pra na bën të themi: “Pra, për ta bërë këtë unë duhet të bëj diçka tjetër dhe pastaj përsëri këtë…”.

Duket se humbja në monologje është një shenjë e inteligjencës dhe se madje mund të kontribuojë në forcimin e saj.

E folura me veten na vë në paqe në momente vetmie.

Rrit ndërgjegjësimin për motivimet e një personi dhe për atë që na shqetëson vazhdimisht në nënndërgjegje. Duke folur me veten ne shfaqim mendime, të cilat në rast të kundërt do të mbeteshin të fshehura.

 

 

Burimi / https://www.pianetadonne.blog

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top