FB

December 16, 2022 | 9:13

Flisni shumë? Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë vërtetë

Të gjithëve u ndodh të paktën një herë në jetë t’i thonë gjërat në një moment jo të mirë dhe të mos heshtin në situata që do të kërkonin vetëm heshtje. Nëse e kupton se flet tepër, ndoshta duhet t’i kuptosh arsyet e këtij qëndrimi dhe të mësosh të kontrollosh veten.

Pse komunikon papritur?

Arsyet pse ju jeni verbalisht “të papajtueshme” mund të jenë të ndryshme dhe ndonjëherë rrjedhin nga dinamikat e së kaluarës dhe fëmijërisë. Pra, sipas disa psikologëve, është më e lehtë të “vjellësh” fjalë të rastësishme nëse je i përfshirë emocionalisht në bisedë.Përpiqu t’u përgjigjesh këtyre pyetjeve për të kuptuar arsyet pse edhe ti ndonjëherë mund të flasësh tepër dhe pa menduar.

4 Këshilla për të mos folur pa pushim

Numëroni deri në 10

Këshilla e vjetër për të numëruar deri në 10 para se të flisni është gjithmonë e vlefshme, sepse në shumicën e rasteve, duke mos iu përgjigjur provokimeve ose duke mos ndërhyrë në diskutime, mund të sjelli konfliktet.

Ji vetvetja

Nëse të ndodh të thuash gjëra që nuk kanë kuptim ngaqë je në siklet ose nuk ndihesh rehat, mëso të komunikosh me ndjenjat që jeton pa e maskuar pas fjalëve që rrezikojnë të të bëjnë të dukesh keq.

Hesht kur nuk ka fjalë të përshtatshme

Ka situata në të cilat nuk ka kuptim të flasësh; Për shembull, përballë dhimbjes së të tjerëve nuk ke pse të komunikosh diçka.Në këto raste mjafton të tregojmë empati dhe afërsi me gjestet jo-verbale.

Mos ki frikë nga heshtja

Në disa raste flasim kot, sepse nuk dimë si t’i përballojmë pauzat e heshtjes.Duhet ta dini, se ndonjëherë ndërprerjet momentare të një dialogu shërbejnë për të reflektuar dhe për këtë arsye ne nuk duhet t’i mbushim ato me fjalë të rastit.

 

 

 

 

Burimi/Amando.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top