FB

November 16, 2023 | 8:06

Fobia Sociale: Frika nga njerëzit

Fobia sociale, e quajtur edhe ankthi social është një shqetësim shumë i përhapur, është i pranishëm dhe prek zakonisht më shumë femrat sesa meshkujt. Një shqetësim i tillë shfaqet gjatë adoleshencës ose në moshë të re dhe mund të ndikojë negativisht jetën e njerëzve dhe të atyre që e rrethojnë. Është një vështirësi që shfaqet kur krijoni lidhje me të tjerët, duke pasur një shqetësim të madh, një ndjesi turpi dhe mendime nega – tive për veten. Në këto situata ndihet keq dhe ndjen një shqetësim fizik dhe emotiv…

Kush vuan nga fobia sociale e di shumë mirë se armiku i tij më i keq, që e shoqëron në çdo gjest të tij, sjellje apo mendim, është pikërisht një ankth i pamatë kundrejt të gjitha situatave ku është i ekspozuar publikisht. Më specifikisht, kush vuan nga ankthi social ka frikë që çdo gjë që bën apo thotë mund të jetë e gabuar dhe se mund të bëhet objekt gjykimi nga ata e të tjerëve.

Simptomat e atij që vuan nga fobia sociale Pikërisht në situata të këtij lloji shfaqen simptoma fizike si: takikardi, djersitje e tepërt, dridhje, skuqje, të cilat ndonjëherë mund të shndërrohen në atake të vërteta paniku. Gjithë kësaj i bashkohet edhe shqetësimi apo turpi, që të tjerët mund të kuptojnë se pas këtyre shfaqjeve fizike, pas të cilave i kapluar nga paniku, ai përfundon duke u larguar apo duke i shmangur të gjitha situatat që i konsideron si burim ankthi. Përveç frikës nga ekspozimi, ai do të përjetojë ankth që vjen nga “turpi se i vjen turp” gjë e cila e shtyn drejt një spiraleje disfunk – sionale. Kjo shfaqje parehatie dhe tentativat për të ruajtur kontrollin krijojnë një rreth vicioz, duke shtuar mendimin negativ mbi aftësitë vetjake sociale. Në këtë mënyrë rritet distanca me të tjerët, deri sa të kalojnë në një izolim social.

Këshilla për të mposhtur fobinë sociale

Ja disa këshilla të thjeshta për të përballuar ankthin social.

Janë të vogla tentativat për të mposhtur ankthin, nuk zëvendësojnë një rrugëtim psikologjik, por janë një hap i parë për të filluar të ndiheni mirë.

1Përgatituni për sfidën : Mundohuni të imagjinoni paraprakisht situatën dhe të gjeni strategji të ndryshme jo të forta për t’i përballuar. Kjo gjë ndihmon të ndiheni më të sigurt. Mund t’ju bëjë të ndiheni më të sigurt në përgatitjen e diskutimeve, mendoni për anekdota për të treguar, imagjinoni pyetjet e mundshme që do t’i bëni të tjerëve…

2Mos u përqendroni në as pektet negative: Të mendoni dhe të vuani për ato gjëra që nuk dini të bëni dhe për vështirësitë e shton edhe më shumë atë ndjesinë e bllokimit dhe mungesën e vetëbesimit. Shkruani një listë të pikëve tuaja më të forta dhe mënyra për t’u shprehur në momentet e vështirësisë, pasi ju ndihmon të ndiheni më të sigurt.

3Përqendrohuni tek të tjerët: Ta çoni vëmendjen tuaj vetëm te vetja dhe te vështirësitë, shton ndjesinë e paaftësisë dhe shumëfishon parehatinë. Në vend të kësaj, mendoni për bashkëbiseduesit, në mënyrë që t’i interesoni dhe t’i vëzhgoni. Kjo gjë ju ndihmon të jeni më të efektshëm dhe pakëson ankthin social.

4Mos u sh mangni : Fobia sociale ushqehet me anë të shmangies, gjë që shton edhe më shumë frikën. Mund të përpiqeni ta largoni duke u përballur me disa situata sociale, duke filluar që nga ato më të thjeshtat.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top