Njerëzit që kanë muskuj të fortë kanë më shumë gjasa të jetojnë më shumë sesa njerëzit më të dobët, sipas hulumtimeve të reja nga Universiteti i Miçiganit.
Studiuesit thonë se kurrë nuk është tepër vonë për të filluar stërvitjen për ndërtimin e muskujve dhe kanë zbuluar se është forca e muskujve, jo masa, që ndikon në jetëgjatësi. Nuk ka asgjë që mund të ndalojë plakjen, por muskujt e fortë mund të reduktojnë ndjeshëm efektet e moshës. Ne e dimë se dietat e mira kanë efekte mbrojtëse kundër sëmundjeve të zemrës, diabetit madje edhe kancerit. Të kombinuara me pak stërvitje mund t’ju ndihmojnë shumë.
Sipas Dr. Michael Duchowny që kryeson studimin, pjesa më e rëndësishme e trupit të cilat duhet të jenë të forta janë duart. Nuk ka shumë programe stërvitore vetëm për duart, por duart janë çelësi për çdo funksion të jetesës së pavarur: banja, veshja, pastrimi, gatimi, madje edhe prekja e objekteve.
Sidoqoftë studimi doli në konkluzionet se njerëzit që kanë muskuj të dobët kanë 50 % më shumë gjasa të vdesin më herët sesa individët që stërviten dhe kanë muskuj të fortë.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.