Teste

August 28, 2018 | 14:44

TEST / Sa sakrifikoni në dashuri?

Të ruani një marrëdhënie në çift do të thotë, ndonjëherë, të bëni sakrifica e të bëni lëshime. Shpesh duhet të bëjmë një hap pas, të kushtëzojmë lirinë tonë për të vendosur në dy. Sidoqoftë, kjo është normale, nëse pretendojmë një kompromis, duhet të jemi të gatshëm të sakrifikojmë. E meqë ra fjala te sakrifica, çfarë jeni e gatshme të bëni për dashurinë? Bëni testin tonë e zbulojeni…

  1. Kur je shumë e dashuruar, ndikon ky fakt në punë?

a. Po, shumë. Nuk ia dal të mendoj më në mënyrë të qartë.

b. Po, pak. Jam më e shpërqendruar.

c. Jo, por mendoj për të vazhdimisht.

d. Jo, nuk ndikon dashuria në punë.

  1. Do të shkonit në një shtet tjetër për dashurinë?

a. Po, pa u menduar dy herë!

b. Po, edhe pse është një aventurë.

c. Vetëm nëse do të ishte e nevojshme.

d. As që më shkon ndërmend.

  1. Jeni duke bërë një punë që ju pëlqen shumë, por i dashuri nuk e ka qejf:

a. Nëse kjo gjë krijon probleme në çift, e lë punën pa problem.

b. Mundohem të gjej një punë tjetër që t’i pëlqejë.

c. Më vjen keq, mundohem ta bëj të kuptojë se sa për zemër e kam atë punë.

d. Aq më keq për të nëse e ka problem punën time!

  1. Keni mundësinë të bëni një specializim, por duhet të ndryshoni qytet e të jetoni larg partnerit:

a. Nuk do të mundesha kurrë të jem larg atij. Heq dorë menjëherë.

b. Marr pjesë, por kthehem në shtëpi çdo moment.

c. Marr pjesë, do vijë ai të më takojë.

d. Është një gjë shumë e rëndësishme për mua. Do të shohim si do shkojnë gjërat.

  1. I dashuri po kalon një periudhë të vështirë:

a. Harroj çdo gjë tjetër dhe i qëndroj pranë.

b. Marr leje në punë që t’i qëndroj pranë.

c. I qëndroj pranë, por vazhdoj jetën time normalisht.

d. Për disa gjëra e ka kërkuar vetë këtë situatë…

  1. Ju të dy jeni në garë për një punë të rëndësishme:

a. E do shumë atë punë, heq dorë unë.

b. Nëse shoh që ai është më i zoti se unë, tërhiqem.

c. Marr pjesë në intervistë. Dhe nëse nuk shkon mirë, nuk prish punë.

d. Do të jetë një luftë deri në çastin e fundit!

  1. Cilën nga këto gjëra do të bëje për të?

a. Të vjedh.

b. Të vras.

c. Të zhdukem e të bëj një jetë tjetër.

d. T’i bëj dikujt keq.

  1. Familjet tuaja janë kundër lidhjes suaj:

a. Nuk më intereson, unë dua vetëm atë!

b. Mbetem nga ana e tij, por më vjen keq.

c. Mundohem t’i bëj që të arsyetojnë, nuk dua t’i kem kundër.

d. Nëse situata është shumë dramatike, të shohim si do shkojë lidhja…

  1. I dashuri juaj fiton shumë. Do të pranoni të qëndroni në shtëpi?

a. Po, nëse ai do të ma kërkojë.

b. Po, mund të merrem me familjen.

c. Varet shumë nga puna që po bëj.

d. Jo, kam punën time.

  1. Çfarë do të bënit për të mbrojtur atë që dashuroni?

a. Do të bëja çfarëdolloj gjëje që do të më kërkonte!

b. Do të grindesha me familjen.

c. Do largohesha nga puna.

d. Do të vihesha kundër të gjithëve.

Më shumë A

PRAKTIKISHT, GJITHÇKA

Për të dashurin do të bëje me të vërtetë shumë, ndoshta edhe duke hequr dorë nga jeta juaj, sepse për ju dashuria fiton mbi çdo gjë tjetër. Do të hiqnit dorë nga njerëzit më të dashur, nga zakonet, nga ëndrrat, nga gjithçka. Sidoqoftë duhet të siguroheni që të jetë mashkulli i duhur që i meriton realisht këto sakrifica…

Më shumë B

GATI TË HIQNI DORË NGA KARRIERA

Për dashurinë do të hiqnit dorë vetëm nga një gjë: nga puna. Edhe sikur të ishit një aktore e famshme, për të kënaqur të dashurin mund të ndryshoni punë, madje dhe të qëndroni në shtëpi për t’u marrë me familjen dhe për t’i kushtuar të gjitha vëmendjet atij. Sakrifica këto, që gjithsesi i bëni me shpresën se ia vlen barra qiranë…

Më shumë C

VARET NGA MOMENTI KU NDODHENI

E dashuroni shumë partnerin tuaj, por nëse është e mundur, nuk sakrifikoheni në mënyrë ekstreme. Nëse ka një problem, mundoheni ta ndihmoni, por pa humbur nga këndvështrimi juaj faktin se problemin e ka ai dhe jo ju. Do t’i qëndronit pranë në çfarëdolloj rasti, por pa u kompromentuar totalisht, të paktën në kushte normale. Më pas, nuk i dihet…

Më shumë D

PAK OSE ASPAK, E NËNVLERËSONI DASHURINË

E dashuroni partnerin tuaj, por nëse e ekzagjeron me sjelljet e tij, ky nuk është problemi yt. Nuk mund ta shkatërroni jetën tuaj për gabimet që bën ai. Nëse ju kërkon të bëni sakrifica shumë të mëdha, ka diçka që nuk shkon dhe instinkti juaj ju dërgon shumë sinjale alarmi, ndoshta nuk është burri i duhur dhe ju duhet të vazhdoni në rrugën tuaj.

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 129

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top