Në fokus

December 17, 2015 | 14:05

Fotografitë e Soela Zanit me fëmijët me sindromën Down bëjnë bujë në mediat ndërkombëtare

1“Fotografja rikrijon pikturat e të famshmëve me fëmijët me sindromën Down”. Ky është titulli i artikullit botuar në revistën “People”, kushtuar punës së fotografes shqiptare Soela Zani. 14 fëmijë që vuajnë nga kjo sindromë e shekullit, nën përkujdesjen e Soelës janë vënë në rolin e personazheve më të njohura të pikturave kombëtare dhe ndërkombëtare të artistëve të famshëm si Kol Idromeno, Picasso, Velasquez, Rubens, Gauguin, Degas etj, duke krijuar kështu një seri mahnitëse me portretet e këtyre fëmijëve. E specializuar në realizimin e fotografive familjare, Soela është shprehur se veprat klasike e kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e saj dhe ky set fotografish ishte një kombinim perfekt për të.

“Mesazhi që unë dua të ndaj me anë të këtij projekti është se çdo njeri është pjesë e artit, kështu që ne duhet të mësojmë që t’i shohim ato në mënyrën më të bukur. Këta fëmijë janë të bukur dhe ata janë të aftë të bëjnë gjithçka, nëse ne u japim atyre mundësi”, është shprehur ajo për revistën “People”.

Soela ka rrëfyer se është frymëzuar për krijimin e këtyre fotografive që u prezantuan në një ekspozitë nga një djalosh i cili kishte jetuar pranë lagjes së saj, në vitin 1988 të cilin ajo e përshkruan si “një njeri i cili rrinte në shtëpinë e tij dhe nuk fliste asnjëherë”. 

Krahas vëmendjes së mediave vendase dhe ndërkombëtare, edhe reagimet ndaj kësaj pune të vyer kanë qenë mjaft pozitive.

Kjo ishte e pabesueshme! Unë do të paguaj për t’i parë këto fotografi në një galeri. Kjo fotografe është e talentuar dhe e bukur në shpirt. Çfarë dhurate ishte shikimi i këtyre fotografive këtë mëngjes!”, shkruan një nga komentueset në revistën “People”.

“Fantastike. Ju lutem bëni edhe më shumë! Fëmijë të tillë janë  të mrekullueshëm”, këshillon një tjetër fotografen e talentuar shqiptare.

2

3

4

5

67

9

11

12

1314

15

16 17 18

17

18

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top