Këshilla & Arsye

December 17, 2015 | 13:52

Libri/Tundimi i fundit

1Përtej betejës midis detyrimeve fetare dhe natyrës njerëzore, ky roman mund të interpretohet si shfaqja e një kontradikte edhe më themelore, më pranë moralit dhe për këtë arsye, thelbësisht ose tërësisht njerëzore. Siç rrëfen edhe shkrimtarja Oriana Fallaci kur tregon se si i dashuri i saj, Panagoulis, një revolucionar grek, është ndier gjatë një nate të kaluar në qeli, teksa priste ekzekutimin: sa pranë rrëfimit të orëve të fundit të Krishtit të Kazanxaqisit është ndier ai, sa i tunduar për t’u dorëzuar, për të hequr dorë nga revolucioni e për të shpëtuar jetën e tij. Guri themeltar i moralit njerëzor gjendet pikërisht në këtë përballje epike: midis bindjeve tona më të thella, më të sinqerta e më të vërteta dhe çmimit të rëndë që mbart shpesh pohimi, mbrojta dhe përparimi i këtyre, deri në fund, deri në vdekje. Nuk ka gjë më hyjnore se sa të sakrifikohesh për atë në çfarë beson, për atë që do, çfarëdo qoftë ajo.

Titulli: Tundimi i fundit

Autori: Nikos Kazanxaqis

Shqipëroi: Romeo Çollaku

Gjinia: Roman

Numri i faqeve: 506

Shtëpia Botuese:Pegi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top