Dy ditë më parë, Oriola Marashi publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto mjaft joshëse, ku shfaqej në pishinë me bikini.
Modelja seksi pozoi me kurriz nga kamera për të treguar të pasmet bombastike, teksa qëndronte gjysmë e ulur në ujë.
Mirëpo, pak kohë pas publikimit të këtij imazhi, modelja ka kuptuar se në fakt kjo është fotoja e saj e parë me bikini për këtë sezon vere. Ajo e ripublikoi imazhin në Instastory dhe krahas tij shkroi: “Tani sapo e kuptova që kjo është fotoja ime e parë me bikini për këtë sezon… Sezon të mbarë mi gra!”.
Oriola është përfolur për një krizë në marrëdhënien e saj me futbollistin e njohur, Eros Grezda, madje ka nga ata që thonë se dyshja nuk janë më bashkë. Megjithatë, as Oriola dhe as Erosi nuk kanë bërë një deklaratë vetë për këtë.
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.