Këshilla & Arsye

September 2, 2016 | 9:36

Fotot në rrjetet sociale, çrregullim mendor

Shoqata Amerikane e Psikiatërve (American Psychiatric Association) pas një studimi ka konfirmuar zyrtarisht se t’i bësh vazhdimisht foto vetes, për t’i vendosur më pas ato në rrjetet sociale, mund të vijë si pasojë e një çrregullimi mendor. Këtë klasifikim APA e publikoi gjatë takimit të përvitshëm të bordit të drejtorëve në Çikago.

Sipas studiuesve të kësaj shoqate, ky çrregullim quhet “selfitis”, që përcaktohet si një dëshirë kompulsive obsesive për t’i bërë foto vetes dhe për t’i postuar më pas ato në rrjetet sociale, si një mënyrë për të rritur mungesën e vetërespektit, apo për të plotësuar boshllëqet që kanë në intimitet. Studiuesit e Shoqatës Amerikane të Psikiatërve arritën në konkluzionin se ka tri nivele të këtij çrregullimi: Selfitis i kufizuar: Kur i bën foto vetes të paktën tri herë në ditë, por nuk i poston ato në rrjetet sociale Selfitis akut: Kur bën të paktën tri foto në ditë dhe secilën prej tyre e poston në rrjetet sociale Selfitis kronik: Kur ke një nevojë të pakontrolluar për të bërë foto dhe për t’i postuar ato më shumë se gjashtë herë në ditë. Sipas specialistëve, edhe pse nuk ka ende një kurë për këtë lloj çrregullimi, trajtimi i përkohshëm bëhet nëpërmjet Terapisë Konjiktive të Sjelljes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top