Vetmia…! Për mirë a për keq, është pjesë e natyrës njerëzore. Të gjithë e kemi ndjerë atë në një moment të jetës sonë. Është ndjenja se diçka mungon. Zakonisht ajo diçka, janë njerëzit.
Në botën e sotme, kur gjithçka shkon me shpejtësi marramendëse, është shumë e zakonshme të përjetosh vetminë. Shumicën e kohës e kaloni në punë, keni një përditshmëri të vështirë dhe në fund të ditës ktheheni në shtëpi dhe jeni vetëm.
Nuk ke me kë të flasësh dhe të ndash ditën. Për të qeshur, për të komunikuar dhe për të ndjerë atë kontakt njerëzor, që të gjithë e kërkojmë kaq shumë. Disa e mbushin kohën e tyre me aktivitete, udhëtime, gjejnë një hobi ose përpiqen të jenë jashtë sa më shumë që të jetë e mundur. Larg shtëpisë. Sepse kur kthehen mbrapa ndjejnë se muret ngushtohen dhe mbyten nga heshtja.
Të tjerë zgjedhin të zhyten në argëtime të tilla si alkooli, netët jashtë, kënaqësitë trupore dhe droga. Por këto zgjedhje, në realitet, përfundojnë duke rritur zbrazëtinë mendore brenda jush dhe duke e përkeqësuar problemin.
E vërteta është se këto zgjidhje mund të duken se e përmirësojnë situatën, por ato nuk mund të shërojnë atë që ndjeni brenda.
Pra, ku qëndron zgjidhja e shumëpritur?
Përgjigja, sado e thjeshtë të duket, është në të njëjtën kohë kaq e vështirë. E shihni, rrënjët e vetmisë janë thellë brenda nesh. Kjo do të thotë se nuk është e mundur të shpëtojmë prej saj, nëse fillimisht nuk arrijmë të përballemi me veten dhe të gërmojmë brenda shpirtit tonë. Në mënyrë që shpirti të ndizet, fillimisht duhet ta hapim dhe të fillojmë ta shërojmë.
Le të shohim disa citate nga njerëz të mëdhenj për këtë ndjenjë të vështirë, të cilat do t’ju bëjnë të kuptoni se vetmia nuk është e pathyeshme.
Është zgjedhja juaj që të çliroheni nga lidhjet e saj dhe ta kapërceni atë.
“Vetmia është për shpirtin ashtu siç është agjërimi për trupin: vdekjeprurëse kur është e gjatë, por e nevojshme.” Vauvenargues, 1715-1747, opinionist francez
“Muret që ndërtojmë rreth nesh për të mbajtur jashtë trishtimin gjithashtu mbajnë jashtë gëzimin”. Jim Rohn, 1930-2009, autor amerikan i vetëndihmës
“Vetmia favorizon virtytet e mëdha dhe shkatërron të voglat”. Sydney Smith, 1771-1845, autor dhe klerik britanik
‘Ne shohim shqiponjat që fluturojnë të vetme, ndërsa delet grumbullohen së bashku’. Philip Sidney, 1554-1586, poet dhe oborrtar anglez
Të jesh në botë, çfarë bezdi! Të mos jesh, çfarë drame! Talleyrand, 1754-1838, diplomat francez
“Nëse heqim maskën e vetmisë, do të shohim vetëm krenari”. Anonim
“Vetmia është një vend i mirë për t’u vizituar, por një vend i shëmtuar për të qëndruar.” Josh Billings, 1818-1885, humorist amerikan
Mos u mbështetni tërësisht në asnjë person tjetër, sado i dashur. Ne përballemi vetëm me sprovat më të mëdha të jetës.’ Agnes Macphail, 1890-1954, politikane kanadeze
“Një karrierë është një gjë e mrekullueshme, por nuk mund të përkulesh me të në një natë të ftohtë.” Marilyn Monroe, 1926-1962, aktore amerikane
“Vetmia është për shpirtin, sikurse dieta për trupin”. Friedrich Nietzsche, 1844-1900, filozof gjerman.
Të gjithë njerëzit janë përpjekur të gjejnë ‘kundërhelmin’ e çmuar të vetmisë…
Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.