Këshilla & Arsye

January 9, 2017 | 9:22

Frika, mund të ndryshojë trurin

Shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve në Tech Carilion Virginia kanë zbuluar se frika mund të ndryshojë mënyrën se si rrjedh informacioni në tru.
1

“Përvoja negative emocionale lë gjurmë në tru, e cila na bën më të prekshëm. Përvojat traumatike, madje edhe ata pa dhimbje fizike, janë një faktor rreziku për çrregullime mendore”, thonë studiuesit.

Çrregullimi i stresit post-traumatik, quajtur gjithashtu PTSD është një çrregullim ankthi, që mund të zhvillohet tek disa njerëz, pasi ata përjetojnë një ngjarje tronditëse, të frikshme ose të rrezikshme, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor.

7 apo 8 nga 100 njerëz,që vuajnë përvoja traumatike do të përjetojnë çrregullime të stresit post-traumatik në një pikë të jetës së tyre.

Në studim u vu re gjithashtu, se një ngjarje traumatike nuk mund të çojë menjëherë në çrregullime, ajo rrit shanset e zhvillimit të tyre.

“Ka të dhëna se fëmijët të cilët kanë shikuar mbulimin mediatik të sulmeve terroriste të 11 shtatorit mund të zhvillojnë PTSD më vonë në jetë”, thonë hulumtuesit.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top