FB

March 18, 2021 | 8:30

Frika nga vaksina AstraZeneca / Media britanike: Si të kuptoni që keni mpiksje gjaku, ja shenjat dhe simptomat e para

Një sërë shtetesh pezulluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca, pas frikës në rritje se ajo shkakton mpiksje të gjakut.  Më shumë se gjysma e vendeve të BE kanë pezulluar përdorimin e AstraZeneca-s, duke përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Suedinë.

Trombozat po kryesojnë sa i takon shkaqeve të vdekjeve në Britaninë e Madhe, raporton “The Sun” që tregon edhe disa nga shenjat dhe simptomat e hershme të sëmundjes, të cilat duhen njohur për trajtimin në kohë. Tromboza e venave të thella ndodh kur një mpiksje gjaku formohet në një nga venat e thella të trupit tuaj, zakonisht në këmbë.

Shenjat dhe simptomat për trombozat e venave të thella përfshijnë:

  • Ënjtje, zakonisht në njërën këmbë (ose krah)
  • Dhimbje në këmbë ose forcim i gjoksit
  • Ngjyra e lëkurës (në zonën e prekur mund të ketë një ngjyrë kaltëroshe ose të kuqërremtë)
  • Këmba dhe krahu janë të ngrohtë kur i prek

Kur kemi bllokim të njërës prej arterieve në mushkri shkaktohet embolia pulmonare, që vjen në shumicën e rasteve kur një mpiksje gjaku udhëton nga venat e thella në mushkri.

Shenjat dhe simptomat e Embolisë pulomonare

  • Gulçime të papritura
  • Dhimbje gjoksi therëse, që mund të përkeqësohet me frymëmarrjet e thella
  • Rrahje të shpeshta të zemrës
  • Kollë e pashpjegueshme, që ndonjëherë shoqërohet me mukus dhe gjakderdhje

Një gjendje tjetër e mpiksjes së gjakut është trombocitopenia, e cila ndodh nga prania e paktë e trombociteve, pra rënia e numrit të pllakëzave të gjakut, saqë mund të ndodhë një hemorragji e brendshme.

Shenjat dhe simptomat për trombocitopeninë

  • Mavijosje të lehta ose të tepruara
  • Gjakderdhje në sipërfaqen e lëkurës që shfaqet përmes njollave të kuqe ose ngjyrë mavi, zakonisht në pjesën e poshtme të këmbëve
  • Gjakderdhje e zgjatur nga prerjet
  • Gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve ose hundë
  • Gjak në urinë ose jashtëqitje
  • Gjakderdhje të pazakonta menstruale
  • Lodhje
  • Zmadhim i shpretkës

Mpiksja e gjakut ka më të ngjarë të ndodhë kur:

  • Jeni mbi 60 vjeç
  • Jeni mbi peshë
  • Konsumoni cigare
  • Keni një të kaluar me mpiksje gjaku
  • Merrni pilula kontraceptive
  • Keni kancer ose probleme me zemrën
  • Keni vena varikoze

 

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top