Marrëdhënie

June 22, 2018 | 14:23

Frikërat sekrete të çdo mashkulli…

A është e mundur që meshkujt të kenë frikëra sekrete? Ata duken aq të fortë dhe të vendosur! Ndoshta ju nuk mund ta besoni, por edhe meshkujt vuajnë nga disa frikëra që juve mund t’ju duken të çuditshme. 

Gjithsesi, ne sot do t’ju vijmë në ndihmë duke ju treguar 8 gjërat për të cilat meshkujt e vrasin më shumë mendjen. Ata shqetësohen shumë madje, sesi mund të duken në sytë tuaj. Prandaj, hidhini një sy listës së mëposhtme, dhe mbase do të mësoni më shumë për partnerin tuaj.

1-Sa partnerë ka pasur e dashura më parë

Pyetja që i mundon meshkujt, kur sapo fillojnë të dalin me një vajzë është sa partnerë ka pasur përpara se të niste këtë lidhje të re?

2-Dieta

Një grua në dietë është diçka e zakonshme, por nuk dëgjojmë shpesh një burrë që mban dietë. Gjithsesi, ka edhe nga ata djem që duan të mbajnë trupin në formë, dhe ju duhet ta nxisni partnerin tuaj të flasë rreth dietës, edhe mund të ndihet në siklet.

3-Flokët

Një mashkull me shumë flokë apo me pak flokë? Si është idealja? Kjo pyetje i mundon meshkujt, pasi duan të dinë sesi i pëlqen meshkujt vajza me të cilën po del.

4-Eksperiencat e shkurtra me vajzat

Kur një djalë i tregon një vajze që ka pasur shumë lidhje të shkurtra në të kaluarën, kjo gjë tregon se ai nuk është i qëndrueshëm, dhe se është donzhuan. Prandaj meshkujt hezitojnë t’ju tregojnë të vërtetën për eksperiencat e shkurtra me vajzat.

5-Meshkujt e tjerë

Xhelozia e meshkujve nuk më e madhe se ajo e vajzave, por që gjithsesi prania e një mashkulli në jetën tuaj, qoftë edhe e një shoku, i lëndon ata. Meshkujt çdo djalë tjetër rreth jush e shohin si një kërcënim.

6-Gjatësia

Si një djalë nuk mund të mos shqetësohet, kur meshkujt ideal të vajzave janë të gjatë?

7-Paratë

Paratë janë gjëja për të cilën shqetësohen më shumë meshkujt. Edhe nëse nuk kanë të dashur ata merakosen për të ardhmen e tyre. Ata i frikëson ideja e të mos paturit para, pasi në sytë e dashurës, duan të duken të kompletuar.

8-Trupi

Vajzat i nxisin vazhdimisht meshkujt që të mbajnë trupin në formë, dhe t’i nënshtrohen një diete të shëndetshme. Mirëpo, kjo gjë pa e kuptuar, i mërzit meshkujt, duke i bërë ata pesimist pasi e dashura e tyre nuk ia pëlqen trupin.

 

Burimi / Panorama ONLINE

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com