Frutat janë baza për një ushqyerje të shëndetshme dhe nuk mund të mos i konsumojmë nëse duam të kemi të gjithë ushqyesit e nevojshëm.
Tre racione në ditë me frutat e stinës, të pjekura dhe të lara mirë, janë një burim kripërash minerale dhe fibrash. Gjithashtu, frutat janë të pasura me ujë, antioksidantë dhe lycopene.
Por dilema është se kur është më mirë t’i konsmuojmë gjatë ditës?
Përfundimi është se momenti ideal për të ngrënë fruta është mëngjesi, apo dhe mesvakti. Megjithatë duhen dëgjuar kërkesat e trupit. Por momenti më pak i rekomanduar është në fakt darka. Zgjatja në kohë e tretjes mund ta bëjë më të rëndë vaktin pikërisht kur trupi përgatitet të pushojë gjatë natës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.