Këshilla & Arsye

October 13, 2017 | 9:40

Rutina ndihmon fëmijët t’i kryejnë komandat dhe detyrat

Rutina është fenomen në natyrë dhe shumë e rëndësishme për psihën e çdo gjallese. Rutina ndihmon dhe ndërton strukturën e psihës. Në këtë mënyrë i vogëli i çdo specie mëson dhe rrënjos sjelljen e species së tij dhe ligjet e mbijetesës.

1

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Edhe tek njeriu ndodh e njëjta gjë, gërshetimi i proceseve të njohjes, të zhvillimit dhe rutinës ndërtojnë strukturën e psihës së njeriut. Rutina i siguron fëmijës qetësinë dhe sigurinë nga e papritura. E papritura edhe kur është e mirë ja tronditin sigurinë, e lë fëmijën në një gjendje mëdyshje. Për këtë arsye të gjithë specialistët që studiojnë psihën dhe edukimin e fëmijës insistojnë në ndërtimin dhe respektimin e rutinës e cila eviton frikën dhe ankthin nga e panjohura dhe e papritura.

Nëse fëmija i realizon arritjet e tij (ecja, e folura, e ngrëna vete, përdorimi i mjeteve, kontrolli sfinkterial, të lexuarit, të shkruarit etj) nëpërmjet një rutine të organizuar mirë gjithçka do të jetë e thjesht edhe e sigurt, strukturat mendore do të jenë të mirë organizuara për të përballuar të papriturat e jetës kur të rritet.

Siç edhe thonë specialistët “Rutina ndihmon fëmijët t’i kryejnë komandat dhe detyrat edhe pse trupi i tyre nuk ka arritur nivelin e plot të pjekurisë”.

 
 
 
To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com