Sipas një studimi të “Harvard School of Public Health” dhe të botuar në “Live Science” frutat dhe perimet ndikojnë për t’u ndier të lumtur.
Studiuesit vëzhguan 9 antioksidantë të ndryshëm në gjak, nga një grup prej rreth 1000 personash. I njëjti grup plotësoi një pyetësor lidhur me vlerat, sjelljet dhe veprimet e tyre, ku studiuesit zbuluan se njerëzit më optimistë kishin një përqendrim të karotenoidës në gjak me vlerën 13% më shumë krahasuar me njerëzit më pesimistë.
Optimistët deklaruan se konsumonin tri apo më shumë racione fruta dhe perime në ditë, ndërsa pesimistët deri në dy racione në ditë.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 162
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.